E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të njëjtit i është dhënë ndihma e menjëhershme nga kalimtarë të rastit dhe nga ndihma e shpejtë drejtohet për në Klinikën e Tetovës ku edhe i`u është nënshtruar plagëve. Informacionet e para të policisë janë se ka një të dyshuar për këtë rast por nuk japin detaje.
Incident nė Tetovė, vritet 17 vjeēari





Vrasje në Tetovë. Pas një zënke të dy adoleshentëve që ka ndodhur sot rreth orës 13.25 minuta, vritet 17 vjeçari Lavdrim Pajaziti, nga fshati Sllatinë, komuna e Tearcës, nxënës i shkollës së mesme të bujqësisë. Sipas informatave jozyrtare, pas një fjalosjeje mes dy të rinjëve , vrasësi i cili dyshohet të jetë moshatar nxjerr revolen dhe shtynë dy plumba në gjoks dhe në shpinë të cilët kanë qenë vdekjeprurëse për të riun nga fshati Sllatinë.

Të njëjtit i është dhënë ndihma e menjëhershme nga kalimtarë të rastit dhe nga ndihma e shpejtë drejtohet për në Klinikën e Tetovës ku edhe i`u është nënshtruar plagëve. Informacionet e para të policisë janë se ka një të dyshuar për këtë rast por nuk japin detaje.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e qytetit të Tetovës, para qendrës për kulturë, ku edhe ka pasur shumë kalimtarë të rastit. Shkaku i ardhjes deri te zënka ende nuk dihet ndërsa policia e Tetovës është duke punuar në zbardhjen e rastit. E vetmja gjë që dihet është se dëshmitari është në polici dhe punohet për zbardhjen e identitetit të vrasësit.Trupi i pajetë i të ndjerit ndodhet në spitalin e Tetovës , dhe po i nënshtrohet obdukcionit.

Bashkim Sulejmani, Alsat-M

Publikuar: 04.10.2011 | 15:45
Lexuar: 896 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime