E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk ka të lënduar në mesin e të punësuarve të cilët janë të angazhuar në ndërtimin e teatrit. Në vendin e ngjarjes arritën kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Lokalizohet zjarri i teatrit tė Shkupit nė ndėrtim


Zjarrfikësit e lokalizuan zjarrin i cili sot pasdite shpërtheu në konstruksionin e çatisë së teatrit të Shkupit në ndërtim pranë lumit Vardar.

Ekipet e Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit të cilët intervenuan me dhjetë automjete, pritet së shpejti tërësisht ta shuajnë zjarrin.

Nuk ka të lënduar në mesin e të punësuarve të cilët janë të angazhuar në ndërtimin e teatrit. Në vendin e ngjarjes arritën kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Tani për tani nuk bëhet e ditur si është shkaktuar zjarri, por nuk përjashtohet mundësia të ketë ndodhur gjatë saldimeve.

Borjanka Serafimoviq, mbikëqyrëse profesionale e ndërtimit të teatrit, deklaroi se zjarri është shuar, por se për shkak të specifikës së materialit akoma ka tym mbi objektin.

"Hetimi i shkaqeve për zjarrin është në vijim. E dimë se ka shpërthyer në nënkonstruksionin prej druri i cili ndodhet mbi sallën multimediale, mbi të cilën ka pllakë betoni. Prandaj, dëmi material do të jetë i parëndësishëm. Objekti është tërësisht i siguruar dhe dëmi do të kompensohet tërësisht", thotë Serafimoviq.

Zbatues i punimeve të objektit është "Beton-Shtip".

Publikuar: 05.10.2011 | 00:39
Lexuar: 407 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime