E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga partia e Gruevskit thonë se do të përkrahin të gjitha tentimet për arritjen e unitetit shtetëror dhe nacional për çështjet me rëndësi për vendin. Për VMRO-DPMNE-në është irelevante forma dhe mënyra se si do të arrihet ajo por me rëndësi është të arrihet uniteti.
Partitė shpresojnė tė intensifikohen negociatat pėr emrin













Partitë politike shpresojnë në intensifikimin e negociatave për çështjen e emrit dhe zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar me Greqinë.

Nga partia e Gruevskit thonë se do të përkrahin të gjitha tentimet për arritjen e unitetit shtetëror dhe nacional për çështjet me rëndësi për vendin. Për VMRO-DPMNE-në është irelevante forma dhe mënyra se si do të arrihet ajo por me rëndësi është të arrihet uniteti. Por ndryshe nga partia e Gruevskit nga LSDM thonë se deri te lideri i tyre Crvenkovski apo partia e tyre nuk ka asnjë ftesë për konsultime apo marrëveshje për kontestin rreth emrit.

Nga ana tjetër Partia shqiptare në qeveri BDI vlerëson se më mirë do të ishte të ketë propozime konkrete nga ana e negociatorit Metju Nimic.

"Do të ishte mirë që të kemi oferta konkrete nga Nimici e cila ofertë do të ju ofrohet dy palëve deri më tani nuk kemi pas diçka të tillë them interes i të dy vendeve është që të afrohen qëndrimet dhe të gjendet zgjidhje", tha Rafis Haliti, deputet i BDI-së.
Ndryshe nga shumica, opozita shqiptare ka paralajmëruar se do të kërkoj pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve në palën negocuese të Maqedonisë nëse këto bisedime dështojnë.

"Shpresojmë që bisedimet do të intensifikohen dhe mendojmë në qoftë se ky takim apo këto bisedime dështojnë, atëherë kërkesa jonë, kërkesa e DR, edhe propozimi real, do të duhet të shqyrtohet për në negociata, patjetër të jetë prezent një përfaqësues shqiptar, i cili nuk do të paraqet vetëm dekor në bisedime dhe nuk do të jetë pasiv në këtë drejtim, por do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen sa më të shpejt të këtij kontesti", thotë Flora Kadriu, deputete e DR-së.
Partitë shqiptare edhe njëherë kanë përsëritur qëndrimin se për ta është i papranueshëm çdo propozim që përmban prapashtesë apo parashtesë “sllave”.
Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 23.06.2009 | 06:12
Lexuar: 439 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime