E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Theksoi se nevojiten më shumë projekte rajonale nga interesi i ndërsjellë për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se ato duhet t'i inicojnë bashkësitë akademike. Kjo, sip tha, është edhe konkluzioni i përgjithshëm i konferencës së KE-së në Bruksel në të cilin ka marrë pjesë paradokohe.
Memorandum pėr bashkėpunim nė arsim dhe shkencė midis Maqedonisė dhe Bosnjė e Hercegovinės


Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina dakorduan bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës, e cila parasheh këmbim më të ngushtë të përvojave midis bashkësive akademike të dy vendeve. Memorandumin sot në Qeverinë e RM-së e nënshkruan ministri Pançe Kralev dhe ministri boshnjak i Punëve Civile Sredoje Noviq.

Ministri Kralev deklaroi se marrëveshja siguron kornizë juridike për bashkëpunim midis institucioneve të arsimit të lartë të Maqedonisë dhe BeH-së. Theksoi se nevojiten më shumë projekte rajonale nga interesi i ndërsjellë për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se ato duhet t'i inicojnë bashkësitë akademike. Kjo, sip tha, është edhe konkluzioni i përgjithshëm i konferencës së KE-së në Bruksel në të cilin ka marrë pjesë paradokohe.

"Detyra jonë është që të nxisim një lloj të këtillë bashkëpunimi, por vetë projektet dhe idetë ia lëmë bashkësisë akademike. Planifikojmë që bashkëpunimi të jetë më i gjërë dhe të përfshijë këmbim të ideve, informatave dhe përvojave në pjesën e bursimit, nostrifikimit, politikave arsimore..., kështuqë besoj se me këtë marrëveshje e krijojmë bazën për bashkëpunim shumëvjeçar dhe produktiv", tha Kralev.

Ministri i Punëve Civile i BeH-së Noviq theksoi se vetëm komb i shëndoshë dhe i arsimuar mund të ndërtojë ardhmëri më të mirë. Ai u angazhua që në periudhën e ardhshme të intensifikohet realizimi i marrëveshjes dhe njoftoi se veçmë është biseduar për këmbim të delegacioneve nga arsimi i lartë i të dy vendeve, në të cilat do të inkuadroheshin rektorë dhe profesorë universitarë.

Si edhe Kralevi, ashtu edhe Noviq nënvizoi se në takimin ministror për vendet e Ballkanit Perëndimor në Bruksel është theksuar rëndësia për bashkëpunimin e shteteve në sferën e shkencës.

"Domosdoshmërisht është e rëndësishme që të dilet nga kornizat personale, nga vendi vet dhe të bashkëpunohet në nivel rajonal dhe evropian, posaçërisht në projekte që janë të rëndësishme për të dy vendet. Kemi nevojë dhe obligim të këmbejmë mendime edhe në arsimin parashkollor, fillor, të mesëm, sepse në asnjë vend të ish-Jugosllavisë nuk është përfunduar reforma në arsim. Duhet të ecim në hap me Evropën - nga mësimi i gjuhëve, e deri në arsimin e lartë - këmbim i shkencëtarëve, letërsisë profesionale... Për këtë arsye besoj se kjo marrëveshje do të jetë e dobishme për të dy palët", tha Noviq.

Publikuar: 05.10.2011 | 13:32
Lexuar: 273 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime