E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nuk bëj dallim mes kryetarëve të komunave, pa dallim se cilës parti politike i takojnë. Për këtë lëshova letër edhe deri te kryetari i komunës së Gostivarit dhe kërkova takim që ta vizitoj komunën e Gostivarit", tha Bejta.
Kryetari i Qytetit tė Gostivarit ka refuzuar takim me ministrin Bejta

Ministri i Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta sot në konferencë për shtyp informoi se kryetari i Gostivarit, Rufi Osmani ka refuzuar që të takohet me të, me justifikimin se takimi do të ishte joproduktiv.

Bejta tha se prej kur është në funksion ministër i Vetëqeverisjes Lokale ka reralizuar më shumë takime me kryetarët e komunave të cilat kanë probleme me decentralizimin fiskal dhe nuk kanë hyrë në fazën e dytë.

"Nuk bëj dallim mes kryetarëve të komunave, pa dallim se cilës parti politike i takojnë. Për këtë lëshova letër edhe deri te kryetari i komunës së Gostivarit dhe kërkova takim që ta vizitoj komunën e Gostivarit", tha Bejta.

Ai theksoi se ka dashur të njoftohet se si funksionon komuna e Gostivarit, ndërsa me Osmanin të bisedojnë për tërheqje të mjeteve nga fondet ndërkombëtare dhe për urbanizimin në këtë pushtet lokal.

"Dua t'i them Osmanit se Qeveria e Republikës së Maqedonisë kujdeset për qytetarët e komunës së Gostivarit dhe për komunat tjera", tha Bejta dhe përkujtoi se duhet të ndërtohet stacion për filtrim në Gostivar, projekt i cili kushton më shumë se 1,5 milionë euro dhe se me këtë gostivarasit do të pinë ujë të pastër.

Pushteti qëndror, siç tha, nuk e ka lënë anash Gostivarin edhe pse kryetari është i partisë tjetër.

Në lidhje me regjistrimin, Bejta apeloi deri te të gjithë kryetarët e komunave që t'i mbështesin regjistruesit.

Regjistrimi nuk bëhet për interesa personale, por për interesa të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë", tha ministri Nevzat Bejta.
Kryetari i Qytetit të Gostivarit ka refuzuar takim me ministrin Bejta

Publikuar: 05.10.2011 | 14:03
Lexuar: 565 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime