Sipas ekspertëve kjo është imponuar nga Serbia, pasi kompanitë e internetit që operojnë në Kosovë, IP-të i kanë të regjistruara në emër të Serbisë dhe jo të Kosovës, pasi Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Faqja më e kërkuar e internetit në botë Google të martën nuk ka funksionuar si më parë në Kosovë, në vend të adresës në gjuhen angleze si ka qenë deri më tani: www.google.com, është hapur adresa që përfaqëson Serbinë: www.google.rs.
Sipas ekspertëve kjo është imponuar nga Serbia, pasi kompanitë e internetit që operojnë në Kosovë, IP-të i kanë të regjistruara në emër të Serbisë dhe jo të Kosovës, pasi Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Por veç adresës që paraqet shkronjat rs, edhe gjuha e "Google"-es që hapet në Kosovë është në shkronja cirilike.
Ndryshe, qysh moti është shtruar nevoja që institucionet e Kosovës të veprojnë në drejtim të shkëputjes së internetit nga Serbia dhe të krijojë një lidhje të saj të veçantë, apo internetin ta merr përmes Shqipërisë.
Kosova e cila ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, nuk i shfrytëzon vetëm IP-të e internetit që janë të regjistruara në emër të Serbisë, por edhe prefiksi i telefonisë fikse është i regjistruar si pjesë e Serbisë, nga të cilat Serbia çdo vit përfiton miliona euro.