"Duhet të jemi të kënaqur duke marrë parasysh rekomandimin e përmbajtur, suksesin e notuar dhe të punojmë në përmirësim. Nuk duhet të bimë në euroskeptizicëm, e këtu roli i mediave është shumë i rëndësishëm", thotë Arifi.
Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë do të jetë i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, do të përmbajë rekomandim për fillim të negociatave, do t'i notojë arritjet, por edhe sferat ku nevojitet përparim më i madh, deklaroi në takimin e sotëm me gazetarët zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Teuta Arifi.
Sipas saj, kjo do të jetë një fotografi objektive për realitetin në vendin, si dhe me rëndësi është që dokumentin ta pranojmë me qëllim të mirë dhe në mënyrë konstruktive.
"Duhet të jemi të kënaqur duke marrë parasysh rekomandimin e përmbajtur, suksesin e notuar dhe të punojmë në përmirësim. Nuk duhet të bimë në euroskeptizicëm, e këtu roli i mediave është shumë i rëndësishëm", thotë Arifi.
Vlerësime pozitive duhet të marrim në pjesën e plotësimit të kritereve politike, gjegjësisht se vendi i plotëson kriteret e Kopenhagës, dhe për harmonizimin e ligjislacionit me të drejtën e BE-së. Vërejtje priten në pjesën e reformave në gjyqësi dhe administratë, ku do të na vërehet për nevojën nga përshpejtimi i proceseve të reformave, si dhe implementimi i ligjeve të miratuara. Lidhur me mediat do të përshëndetet dialogu i vendosur mes Qeverisë dhe SHGM-së. Qeveria, informon Arifi, veçmë ka formuar një grup punues me SHGM-në, ku krahas saj, marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Gordana Jankulloska dhe Spiro Ristevski. SHGM-ja nga ana e saj duhet të nominojë katër përfaqësues.
E pyetur nëse rekomandimi i tretë me radhë do të paraqet presion të llojit të tij për Këshillin e BE-së lidhur me ndarjen e datës për fillim të negociatave, Arifi vlerëson se ekziston hapësirë për ndikim duke marrë parasysh se vendimi për të do të sillet në dhjetor. Duhet të merret parasysh, shtoi ajo, edhe dinamika e re në rajon, duke i pasur parasysh pritjet e Malit të Zi dhe Serbisë në procesin e eurointegrimeve. Megjithatë, theksoi Arifi, zhbllokimi i procesit të eurintegrimeve varet nga zgjidhja e kontestit për emrin.
Pasi të përfundojë debati politik, në të cilin secili në mënyrë të ndryshme do ta lexojë Raportin, duhet të përgatitet një plan i ri intensiv për realizim e rekomandimeve, thotë Arifi.
Pakoja e dokumenteve me strategjinë për zgjerim, së bashku me raportet për përparimin e vendeve kandidatë për anëtarësim në BE dhe aspirantë për anëtarësim më 12 tetor në Bruksel, do t'i prezantojë eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle.