Në deklaratë për mediat fituesit e sivjetmë të mirënjohjeve theksuan se sot arsimtar i mirë është ai i cili posedon tre kualitete - njerëzinë, kreativitetin dhe udhëheqësinë.
Tre arsimtarë sot morën mirënjohje për arsimtarë të vitit, të cilat i ndajnë Lidhja e punonjësve të arsimit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës me rastin e Ditës botërore të mësuesve - 5 Tetori.
Stanka Baxhakova nga kopshti "Lulet e hareshme" nga Kisella Voda - për arsim parashkollor, Jadranka Klisarova, arsimtare klasore në SH.F. "Bllazhe Koneski" në Aerodorom - për arsim fillor, dhe Igor Nikollov, profesor i lëndëve profesionale në "Koço Racin" në Shën Nikollë - për arsimin e mesëm. Ata janë zgjedhur në konkurs, në të cilin marrin pjesë me rekomandimin e drejtorit dhe kolektivit të shkollës.
Në deklaratë për mediat fituesit e sivjetmë të mirënjohjeve theksuan se sot arsimtar i mirë është ai i cili posedon tre kualitete - njerëzinë, kreativitetin dhe udhëheqësinë.
Në solemnitet në Kinotekën e Maqedonisë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev, tha se Maqedonia ka traditë të gjatë të arsimit.
"Detyra e juaj e shenjtë është ta vazhdoni procesin i cili me shekuj me sukses po realizohet në Maqedoni dhe me atë ta shënoni perspektivën e progresit të bazuar në dituri, t'i jepni vizion çdo individi të ri për të ardhme të suksesshme personale dhe shoqërore", theksoi Kralev, duke theksuar se koha e re e digjitalizimit dhe teknologjisë së zhvilluar i drejton arsimtarët para një sërë sfidash - edukimi informatik, njohja e mirë e psikologjisë fëminore, zbatimi i metodave dhe aftësive interaktive bashkëkohore për organizimi i punës ekipore.
"Qeveria e RM-së dhe MASH-i po ndërmarrin një sërë masash për plotësimin e këtyre kushteve - nga ngritja e për qindjes nga BPV për arsimin, duke i përfshirë edhe pagat e arsimtarëve si rezultat i zbatimit të marrëveshjes së re kolektive me rritje të koeficienteve, si dhe ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm të cilat parashohin masa për mbrojtjen e arsimtarëve. Qëllimi ynë kryesor është të afrohemi deri te hapësira arsimore evropiane, t'i plotësojmë standardet", theksoi Kralev.
Lidhur me transformimin e marrëdhënies së punës në kohë të pacaktuar për arsimtarët të cilët punojnë me marrëveshje, me çka ulet kufiri prej pesë në dy vjet atje ku ka nevojë për punësim, ministri tha se procesi po zhvillohet rrjedhshëm dhe se dinamika varet nga kërkesat e komunave.
Dita botërore e mësuesve është shpallur nga UNESKO-ja në vitin 1993. Maqedonia e shënon që nga viti 1994. Në Internacionalen për arsim anëtare janë 166 vende dhe 22 milionë punonjës të arsimit.