E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Themeluesi i kompanisë Apple dhe shefi i saj ekzekutiv, Stiv Xhobs vdiq në moshën 56 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e pakreasit që nga viti 2003 dhe një transplantimi të mëlçisë në vitin 2009.
Vdes Steve Jobs, themeluesi i kompanisė Apple





Themeluesi i kompanisë Apple dhe shefi i saj ekzekutiv, Stiv Xhobs vdiq në moshën 56 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e pakreasit që nga viti 2003 dhe një transplantimi të mëlçisë në vitin 2009.

Kompania e teknologjisë kompjuterike bëri njoftimin dje vonë, duke thënë se ajo humbi vizionarin dhe gjeniun e saj krijues, ndërsa bota humbi një njeri të mrekullueshëm. Në njoftimin e Apple thuhet se “ne që kemi patur fatin e madh ta njihnim dhe të punonim me Stivin kemi humbur një mik të shtrenjtë dhe një instruktor frymëzues”.
Në njoftimin e kompanisë thuhet gjithashtu se shpirti i tij do të jetë përgjithmonë në themelet e Apple-s.

Presidenti Barak Obama shprehu ngushëllimet në një deklaratë me shkrim, duke thënë se Xhobs ishte mes novatorëve më të mëdhenj amerikanë. Zoti Obama tha se Xhobs “ripërkufizoi të gjitha industritë”, e bëri Internetin “jo vetëm të përdorshëm, por edhe të kapshëm dhe argëtues” dhe arriti atë që ai e përshktoi si perspektivë të rrallë historike të ndryshimit në vështrimin tonë të botës.
Xhobs dha dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të gjigandit të tekonologjisë në muajin gusht.

Ai u lind më 24 shkrut 1955 dhe u rrit në Kaliforni, në atë zonë që u bë e njohur si Lugina Silikon, qendër industrisë amerikane të teknologjisë. Ai nuk mbaroi studimet universitare.

Në vitin 1974, Xhobs la punën që kishte si teknik i në një kompani lodrash video dhe shkoi në Indi për të gjetur iluminizmin shpirtëror. Kur u kthye sëandejmi, ai dhe shoku i tij, Stiv Voznjak filluan të punon në garaxhdin e shtëpisë së Xhobsit për kompjuterin e parë Apple.
Vdekja e Stiv Xhobs vjen një ditë pasi kompani njoftoi për iPhone-in e shumëpritur, i aftë për t’iu përgjegjur komandave zanore.

Publikuar: 06.10.2011 | 09:05
Lexuar: 528 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime