Në një letër drejtuar mbështetësve të saj, Palin ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për president që do të mbahen në vitin 2012. Ky vendim sipas saj ka ardhur pas konsultimeve me familjen dhe bashkëshortin e saj, Todd.
Sarah Palin, ish-guvernatorja e Alaskës, është tërhiqur nga gara për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një letër drejtuar mbështetësve të saj, Palin ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për president që do të mbahen në vitin 2012. Ky vendim sipas saj ka ardhur pas konsultimeve me familjen dhe bashkëshortin e saj, Todd.
Pas shumë konsultimesh dhe mendimesh të marra, vendosa që të mos kërkoj emërimin nga kampi republikan për të qenë kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara në 2012-ën, ka theksuar Palin.
Ndërkohë, në kampin republikan, ish-guvernatori i Masacusetsist, Mit Romeny dhe guvernatori i Teksasit, Rick Perry, shihen si favoritë për t`u përballur me presidentin Obama në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.