Shkencëtarët besojnë se virusi mund të shkaktojë edhe kancerin e lëkurës, ndërsa hulumtuesit e Qendrës për hulumtimin e kancerit në Hajdelberg janë mbështetur në supozimet e tyre përmes fakteve.
Shembulli më i njohur i viruseve që shkaktojnë kancerin janë human papiloma viruset, të cilët janë shkaktari më i shpeshtë i kancerit në qafën e mitrës, të cilën e ka zbuluar fituesi i Nobelit, gjermani Harald zur Hauzen, ndërsa tash kolegët e tij duket ndodhen pranë gjetjes së një virusi tjetër human papiloma, për të cilin besojnë se shkakton kancerin e lëkurës.
Shkencëtarët besojnë se virusi mund të shkaktojë edhe kancerin e lëkurës, ndërsa hulumtuesit e Qendrës për hulumtimin e kancerit në Hajdelberg janë mbështetur në supozimet e tyre përmes fakteve.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturin kanceri i bardhë i lëkurës, i cili është shumë i shpeshtë, ndërsa prej tij në Gjermani në vit sëmuren madje 170.000 njerëz.
Ky lloj kanceri është i rrezikshëm dhe ndonjëherë edhe vdekjeprurës për dallim nga rreziku i kancerit të zi - melanoma.
Për një kohë të gjatë është besuar se viruset mund të shkaktojnë sëmundje, njëjtë sikur dielli. Rrezet ultravjollcë janë faktor i madh i rrezikut. Kjo shihet edhe në endet me rrezatim të fortë, ku njerëzit kanë ngjyrë të bardhë dhe si të tillë nuk janë të adaptuar.
Në Australi për shembull ky lloj kanceri është pesë herë më i shpeshtë se sa në Gjermani.
Është e qartë se rrezet ultravjollcë të diellit luajnë rol me rëndësi. Supozojmë se rrezet e diellit veprojnë negativisht në kombinim me viruse, thotë Lluk Gisman nga Qendra për hulumtimin e kancerit.
Shkencëtarët supozojnë se virusi dërgon deri te kanceri, përkatësisht deri te stadiumi në të cilin qelizat janë veçanërisht të ndjeshme në rrezet ultravjollcë.
Për vërtetimin e kësaj hipoteze janë përdorur minj, gjeno-tipi i të cilëve është modifikuar sikur të jenë të infektuar me virus. Kur këta dhe minjtë e shëndoshë i ekspozohen rrezeve ultravjollcë minjtë e prekur nga virusi janë sëmurë nga kanceri i lëkurës, por o edhe minjtë e shëndoshë.
Kundër human papiloma viruseve të njohura ekzistojë vaksina, por nuk dihet nëse kjo do të ndikojë edhe te viruset që shkaktojnë kancerin e bardhë të lëkurës.
Një vaksinë e tillë ndodhet shumë larg. Nuk jam optimist se do të vijë deri te kjo në dhjetë-njëzet vjetët e ardhshme, pasi që situata është e komplikuar. Ju duhet të motivoni një kompani farmaceutike për shumë para për të investuar. Jam skeptik, pasi që e di sa vështirë ka qenë me kancerin në qafën e mitrës, kurse atje të dhënat ishin të pastra si kristali, ka thënë Gisman.
Human papiloma virus (HPV) është pjesë e familjes së viruseve papiloma virus, që ka kapacitet për të infektuar njerëzit. Deri më tash janë të njohura rreth 200 lloje të këtij virusi, 30-40 prej të cilit janë tipikisht të transmetueshme përmes kontaktit seksual.