E diel, 31.08.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Maqedoni, këto kohët e fundit, ka filluar të flitet zëshëm për praninë e shqiptarëve ortodoksë që deri para një viti ishte temë tabu. Dhe, merita për këtë i përket shtatëdhjetëvjeçarit Branko Manojlovski. Ai është i pari që pranoi përkatësinë e vet etnike, por dhe të disa bashkëkohanikëve të tij si të politikanit të ndjerë Vidoje Smilevski-Bato, pastaj të poetit dhe ish kryetarit të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, Mateja Matevski, të akademikut Gligor Jovanovski, stërnipit të Josif Bagerit...
Branko Manojlovski i pari shqiptar ortodoks nė Maqedoni






Intervistoi: Seladin Xhezairi

Në këtë intervistë ekskluzive, xha Branko flet për rrënjët e të parëve të tij, për shqiptarët ortodoksë të anës së Rekës dhe presionin e regjimit komunist për asimilimin dhe shkrirjen e tyre në maqedonas, por edhe për nevojën e vendosjes së vlerave të respektimit të ndërsjellë mes maqedonasve e shqiptarëve:”Kur shkova në Amerikë, atëherë, Martin Luter Kingu kishte shumë punë. Atëherë edhe e vranë. Ai fliste për ëndrrën e tij që zezakët dhe të bardhët të jenë së bashku. Edhe unë kam po këtë ëndërr që shqiptarët, maqedonasit, bullgarët, serbët, grekët, turqit, romët, të gjejnë gjuhë të përbashkët, të pajtohen e të mos grinden...”


- Muajt e fundit u bëtë temë bosht ndër shqiptarët, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë e Shqipëri., në diasporë... Në fakt, kush jeni?

Branko Manojlovski: - Quhem Branko Manojlovski, me nënë Zafiran dhe baba Manojlon, i lindur me 19.08.1941 në fshatin Kiçinicë, Reka e Epërme, jo larg Gostivarit.. Shkollën katërvjeçare e kam kryer në Beliçicë, kurse tetëvjeçaren në Gostivar. Shkollën e mesme e kam mbaruar në Tetovë, ndërsa studimet në Zagreb. Në vitin 1969 kam emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej kur jam edhe shtetas amerikan.

Që kur kam filluar të vij në Vendlindje, i frymëzuar edhe nga demokracia amerikane, prezantohem siç isha dhe siç jam – shqiptar.

-Mund të na thoni, përse dhe si ndodhi e gjithë kjo?

Branko Manojlovski: - Shumë thjesht. Qysh në fëmijëri kam menduar dhe jam ndjerë shqiptar. Nëna ime fliste shqip, gjyshërit flisnin shqip. Kjo vazhdimisht më ka munduar, por historia e bën të veten. Shkollimi në maqedonisht, serbokroatisht, e rrethana të tjera, të gjitha e bënë të veten. Asimilimi vinte nga e majta, nga e djathta. Unë pareshtur mendoja, kujtoja, se si kam folur me vetveten, si një ditë ta them të vërtetën. Ajo, mjerisht, për një kohë, nuk mund të thuhej. Mirëpo, ja që erdhi koha, falë Zotit, falë meje, që më në fund ta them këtë të vërtetë. Tash, nëna ime fliste shqip, më jepte tambël nga gjiri i saj shqiptar. Fjalët e para që i kam dëgjuar ishin “djal’i nënës!” Kjo vazhdimisht më ka preokupuar dhe, para se të vija nga Amerika, iu thash djemve të mi, unë kam dy djem, se çfarë do të bëj, se do të tregoj të vërtetën. Ata më thanë, ki kujdes, ruaju, sepse kjo temë është e ndjeshme në Maqedoni. Kjo është e vërtetë. Njerëzit këtu ende nuk janë të vetëdijshëm. Historia e ka bërë të veten, ama është e vërtetë se Reka e Epërme me të gjitha fshatrat, ka folur shqip deri në vitin 1960. Në kohën e industrializimit, të promovuar nga Tito, njerëzit nisën të shkojnë nëpër qytete dhe nisën të ndjehen maqedonas, serbë, bullgarë. Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dëshiron, por gjenerata e re duhet ta dijë të vërtetën.

- Kam përpara një broshurë tuajën dhe, do të më duhet t’ju citoj: “Më besoni, është e vështirë të shqesh shqiptar ortodoks në Republikën e Maqedonisë!” Çfarë keni dëshiruar të thoni me këtë?

Branko Manojlovski: - Po, kjo është e vërtetë. Para disa ditësh isha në Korçë, në Shqipëri. Atje pash një kishë, një katedralë të shqiptarëve ortodoksë. Më erdhi shumë mirë, për t’u çuditur, sepse ishim të helmuar me gjithçka, sidomos gjeneratat e reja. Ortodoksë dhe shqiptarë. E mundshme kjo!? Këtë e ndjeva dhe e përjetova unë në Shqipëri, imagjinoni ju se si e përjeton këtë rinia jonë këtu në Maqedoni! Prandaj them se është vështirë.

-Përmendët djemtë. Më intereson se si e pritën ata, farefisi juaj, vendimin që t’i tregoni rrënjët tuaj?

Branko Manojlovski: - Djemtë e pritën shumë mirë, sepse atyre që në fëmijëri u pata folur, dorën në zemër, në një mënyrë paksa komike, se jam shqiptar. Sa i përket farefisit, unë druaja se do të hasi në rezistencë tek ata dhe të gjithë rekasit që janë ortodoksë, por jo! Shumëçka pozitive erdhi nga kokat e tyre. Më thirrnin natën duke qarë, sepse kishin shikuar një film dokumentar ku unë tregoja të vërtetën. Më thonin: “Hallall, bre, shyqyr zotit që një prej nesh ta thotë të vërtetën!” Isha i befasuar, i befasuar se u mirëprit ajo që unë e tregova. Askush nuk më ka qortuar pse e bëra. Nuk më ka thënë pse, sepse nuk kanë argumente, sepse kjo është e vërteta, është realiteti, sepse kjo është jeta.

-Nga familja juaj, qoftë edhe e largët, ka shumë emra në zë, edhe në jetën politike të Maqedonisë. Është e vërtetë apo e kam gabim?

Branko Manojlovski: - Po, po! Familja jonë ka qenë shumë e fortë. Djali i hallës sime, Vidoje Smilevski-Bato ishte kryetar dhe sekretar i Komitetit të LK të Maqedonisë rreth 20 vjet. Unë jam rritur në një familje, si të them, politike. Prandaj edhe mundohem t’i bishtnoj politikës, sepse e di se kur të hysh në të nuk është aq mirë sa duket prej anësh. Familja jonë ka qenë e madhe, kemi edhe sot njerëz me titujt shkencorë, doktorë e profesorë, gjykatës, inxhinierë. Gjithsej nga familja jonë mblidhen nja 40 personalitete të njohura në Maqedoni. Me ndonjë përjashtim, ata e pritën shumë mirë këtë hapin tim.

-Pra, nuk patët vërejtje nga ana e tyre?

Branko Manojlovski: - Jo, kam pasur vetëm një telefonatë qortuese nga një njeri që nuk e di se kush është. Nuk pajtohej me filozofinë time.

-Po, në fakt, cila është filozofia juaj?

Branko Manojlovski: - Filozofia ime është se Reka e Epërme flet shqip, ka kulturë shqiptare. Reka e Epërme gjeografikisht i përket anës shqiptare. Sikur Reka e Epërme t’i përkiste palës shqiptare, ne do të ishim shqiptarë ortodoksë, sikurse janë sot në Shqipëri. Punë normale kjo, por ra në anën maqedonase dhe nisi asimilimi, nisën martesat me të tjerë...
Branko Manojlovski i pari shqiptar ortodoks në Maqedoni

-Ndofta, refuzim ka ardhur edhe nga shqiptarët –myslimanë?!

Branko Manojlovski: - Po, religjioni është punë e mirë, por herë-herë din të ketë edhe efekt negativ. Dikur kur isha fëmijë, para nja 60 vjetësh, shqiptarët ndaheshin në “kaurë dhe turqë”. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët myslimanë thonë “vorret e kaurit”. Edhe këto ditë kam dëgjuar “ Ku është lopa? – Te vorret e kaurëve”!?...

-Sa mund të ketë ndikuar në vendimin tuaj fakti që ju jeni shkolluar në Kroaci, në Zagreb, e pastaj keni shkuar në Shtetet e Bashkuara?

Branko Manojlovski: - Po, ka pasur efekt të madh, sepse unë që nga viti 1969, para 42 vjetësh, e deri tani, kam qenë i izoluar nga asimilimi. Asimilimi nuk pati efekt tek unë, që nuk mund të thuhet edhe për vëllezërit dhe motrat e mija që mbetën këtu., sepse u kthyen në maqedonas qind për qind. Tek unë mbeti ndjenja e përkatësisë, sepse kur shkova në Amerikë u njoha me njerëz me prejardhje shqiptare, me idenë, dhe kjo ma pastroi shpirtin që të them se unë jam ky që jam. Po, kishte efekt të madh. Sikur të mos isha në Amerikë ndoshta nuk do ta bëja këtë që bëra, ndoshta do të ndjehesha njësoj si të tjerët.

-A mos ka ndikuar politika, miqtë tuaj, që të thoni kush jeni e çka jeni?

Branko Manojlovski: - Nuk e kuptoj bash mirë këtë pyetjen tuaj. Politika ka ndikuar shumë pak. Vendimin e mora vet, me gjithë zemër. Politikanët vetëm duhet të mos e pengojnë përhapjen e idesë sime, sepse ata kanë ndikim nëpër media, kurse unë jam një katundar i thjeshtë, gjashtë muaj i lidhur për fshatin, madje nuk kam as televizor, nuk më interesojnë as gazetat. Jam i mendimit se publiku duhet të njihet me këtë, gjeneratat tona të reja, duhet të zgjohen. Në mos për diçka tjetër, atëherë ta dinë se çfarë kanë qenë të parët e tyre. Ani, babai flet maqedonisht, ndjehet maqedonas, a ku ta di unë, por le ta dinë se gjyshi e stërgjyshi i tyre ka folur shqip në Rekën e Epërme. Po ua tregoj një rast të freskët. Në fshatin tim kishte një grup prej nja dhjetë të rinjsh. I takova duke bërë muhabet dhe unë rastësisht iu thash se gjuha jonë amtare ka qenë shqipja! Brofën në këmbë duke thënë këtë e atë, se nuk është e vërtetë. Mes tyre kishte edhe një gazetar me prejardhje maqedonase. U tha t’i lënë llafet e ta dëgjojnë xha Brankon, për ta mësuar të vërtetën! Unë ua shpjegova të gjithën dhe pak u çuditën. Ata janë të izoluar dhe edhe nëse ndodhë të dëgjojnë shqip, kur dikush i pyet se çfarë flasin, ata thonë “frëngjisht”. Ku e din fëmija gjashtëvjeçar?!...Prandaj them se këtë duhet ta nxjerrim sheshit. Le të dihet kush çka është.

-Xha Branko, si jeni pritur nga shqiptarët që i përkasin fesë islame, si një kaur?

Branko Manojlovski: - Më herët, po, si kaur, kurse pasi dola e fola, shumë mirë. Shqiptarët-myslimanë më shtrijnë dorën përzemërsisht. E shikon, feja ka ndikim edhe negativ edhe pozitiv. Tek myslimanët, falë përkatësisë fetare mbetën shqiptarë. Edhe ata do të ishin kaurë, maqedonas a bullgarë, por ishin myslimanë dhe mbetën shqiptarë! Ne ishim ortodoksë dhe ngadalë-ngadalë, kur erdhi bullgari u bëmë bullgarë, më pas maqedonas e në fakt jemi shqiptarë! E shikon se si ndonjëherë historia bëhet e rrezikshme?

-Familja juaj e ngushtë ku ndodhet tani?

Branko Manojlovski: - Kam tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem. Kam gjashtë nipër. Ata janë në Çikago, në Amerikë.

-Vini shpesh në vendlindje?

Branko Manojlovski: - Vij qysh nga viti 1996. Interesante, në vitin 1969 shkova në Amerikë, ndërsa u ktheva më 1996! Atë vit dola në pension dhe këtu vij e rri nga gjashtë muaj. Rri kryesisht në fshat, totalisht i izoluar: nuk kam televizor, nuk kam orë, lahem jashtë. Dua të jem sa më afër natyrës. Falë kësaj më duket se më është pastruar truri për ta parë të vërtetën të pastër si kristali.

-Kohë më parë ndërmorët një aksion të guximshëm, duke udhëtuar këmbë nga burimi i lumit të Vardarit e deri në derdhjen e tij. Si ndodhi kjo?

Branko Manojlovski: - Interesante, qysh si fëmijë, pata lexuar një libër se si një gjeneral francez, kishte udhëtuar këmbë nga burimi i lumit e deri në Selanik, natyrisht për të parë rrjedhën e tij nga aspekti taktiko-strategjik për veprime luftarake. Edhe unë desha të shuaj kërshërinë time se si e nga shkon Vardari. Sivjet i bëra përgatitjet dhe me një grup miqsh e përshkova këtë rrugëtimin e tij të gjatë. Morëm ujë në Vërtok, tek burimi, një ujë të pastër, të pijshëm, dhe arritëm deri në Selanik. Ideja ishte edhe politike.
Branko Manojlovski i pari shqiptar ortodoks në Maqedoni

-Pse?

Branko Manojlovski: - Dëshiruam që me atë ujë të pastër të shkojmë deri në Greqi, jo vetëm me atë ujë të pastër, por edhe me shpirtin, me shpirt të pastër të njerëzve. Nuk është me rëndësi nëse je shqiptar, maqedonas, turk, rom, bullgar apo grek. S’ka rëndësi. E rëndësishme është të jesh me shpirt të pastër, të jesh njeri, të jesh, komshi i mirë. Dhe, kur e derdha atë ujë në det, thash: “Dua që me këtë ujë të pastër të hidhen në det edhe të gjitha keqkuptimet, zënkat dhe hasmëritë mes njerëzve e popujve. Të ketë mirëkuptim në këtë rajonin tonë të trazuar”.

-Mund të na thoni, a jeni optimist, duke marrë parasysh këtë që ju e quani rajon i trazuar?

Branko Manojlovski: - Ka vështirësi, ka pakënaqësi, ama ka edhe përparime të mëdha. Gjatë këtyre 16 viteve që kur kam nisur të vij në Maqedoni, vërej ndryshime shumë të mëdha. Dikur, të kishe flamurin shqiptar, të therrnin në rrugë, sot unë e kam vënë flamurin shqiptar te dera ime dhe askush nuk e nguc! E shikon çfarë dallimi është ky? Ndryshime ka edhe në fusha të tjera. Ato janë të mëdha, por problemi më i madh është ekologjia, papastërtia. Ne nuk po e kuptojmë këtë. Ne luftojmë, për Shqipëri, Maqedoni, Bullgari, për Greqi, kurse askush nuk lufton për të pastruar Vardarin, ta pastroj vendin. Udhëtojnë njerëzit me makina dhe hudhin bërllogun. Dy milionë njerëz, dy milionë qese plastike! Ky, do pranuar, është problem yni i përbashkët. I shqiptarëve, maqedonasve, grekëve, turqëve, bullgarëve, romëve. Së pari ta pastrojmë Maqedoninë, rajonin, ekologjikisht, nga papastërtia, e pastaj të ndërtojmë ngadalë filozofitë tona. Për këtë duhet ndërgjegje dhe para.

-Xha Branko, i njihni mirë të dyja palët në Maqedoni, si maqedonasit, ashtu dhe shqiptarët. Mendoni se vendi po shkon drejtë flakjes së urrejtjes?

Branko Manojlovski: - Kur shkova në Amerikë, atëherë, Martin Luter Kingu kishte shumë punë. Atëherë edhe e vranë. Ai fliste për ëndrrën e tij që zezakët dhe të bardhët të jenë së bashku. Edhe unë kam po këtë ëndërr që shqiptarët, maqedonasit, bullgarët, serbët, grekët, turqit, romët, të gjejnë gjuhë të përbashkët, të pajtohen e të mos grinden. Nga një kafene në Gostivar, këto ditë, sodisja pamjen para meje: kalon një burrë me plis, një shqiptar, pas tij një maqedonas me shapkë, e më vonë edhe një turk me fes. Ishte ditë pazari. Të gjithë plotë mburrje. I thoshja vetes: Sa mirë, të gjithë shkojnë në të njëjtin treg, blejnë të njëjtin mall, thithin të njëjtin ajër, pinë të njëjtin ujë. Sa mirë do të ishte sikur edhe ta mirëkuptonin njëri-tjetrin, të gëzoheshin së bashku?! Më duket se shtrëngimi i duarve apo dhe përshëndetjet në rrugë, sikur flasin se ndryshimi do të ndodhë. Ndoshta unë nuk do të jem gjallë, por do të vijë ajo ditë kur të gjithë do të jenë të njëjtë, me respekt të ndërsjellë.

Publikuar: 06.10.2011 | 12:53
Lexuar: 7656 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Ali Ahmedi (17/10/2011 00:46:00) E pershendes Zotri Brankun per guximin qe doli haptas para mediumeve dhe flet per nje realitet.Une njoh edhe disa individe po si Zotri Branku qe deklarohen se jan Shqipetar ortodoks dhe shpresoj se nje nga nje ata vet do te dalin ne scene.
Zotri Branku meriton nje mirenjohje ne nivelin mbare-Shqipetar e me gjere por edhe nga qeverija e Maqedonise.
shefik veliu (22/10/2011 11:59:20) pershendtje te perzemerta xha branko nga suedia me se gezime i lexova keto fjale dhe shpehja jua e lire me kujtohe fjalet e babes tim ku me thoshte se ka me qen sherbetor ne verben si 15vjeqar dhe atje eshte folu shqip por ishin kaur a kurse ai turk te pergezoj per kete hap qe ke marre dhe shpresoj se dhe shum si ju zoteri ta morrin kete rruge
shefi nebiu (26/10/2011 00:22:23) xha branko te pershendes nga zemra jam nga tetova edhe un jam gurbetqar qe nga femiria te lumt per guximin qe more desha vetem nje fjal te them se jemi shqiptar dhe duhet te mburemi qe jemi shqiptar dhe te respektojm kombin tone pamar parasish se ciles fe i perkasim ne jemi shqitar shpresoj se cdo shqptar esht iknaqur me ket veprimin tend te vertetes rofsh xha branko te uroj jet te gjate
sadik rasimi (24/11/2011 02:45:19) te pershendes zotri branko per guximin dhe respektin ndaj vetes dhe kombite.zotri branko meriton nje mirenjohje dhe respekt te vecante. jete te gjate dhe shume te mira ne jete zotri branko.
Xhango (23/01/2012 03:54:44) Me vjen shum mire kur xhaxhi branko e deklarovi identitetin te Tij publicist .para 22 vjet kam qen ne restorantin branko ne Fullerton st nuk e kam fol ghuhen Angleze me kan fol shqip por nuk me thane qe Jane shqiptaret
abdyli sadiku lika (13/02/2012 00:58:46) Te lumte xhaxhi branko se feja e shqiptarit eshtr shqoptaria re nofsh sa ato kulls tuja te bikura
salahudin (05/03/2012 15:56:50) shqiptaret me fe islame kan mbetur shqiptare. ata me fe kristiane e kan genjuar me sllavet.mjer ata qe kan shitur veten e tyre. nuk i gjykoj se barku nuk te pyet.sikur shqiptaret ne te ardhshmem bashkohen ne nje fe abrahamice ose ataiste do te perparojn shum
Nani (11/03/2012 23:10:12) Ne maqedoni Shqipetaret Krishtere jane asimilu . Ne sanxhake 99% Shqipetare muslimane jane asimilu dhe kane te njejten histori si zoteri Branko. Pra nuk eshte feja shkake pore rrethanat politike.
Studenti (25/04/2012 13:16:55) Miredita Xhaxhi Branko te pershendes me gjith zemer,jem 35 vjecar jetoj ne Gjermani e kam lexuar me gjith shpirt biografin tuaj.Po tue tregoj te verteten sapo e lexoja historin tuaj me te vertet me shperthyn lotet,prej gezimit sepse kto raste nuk jan te shpeshta tek na shqiptaret ne Maqedonie.Te lumt xhaxhi Brank per ket knaqesi tende!Te falemenderoj ty me gjith familjen,se na duhet te ecim perpara.
E. Islami (06/08/2012 11:36:50) Desha te them shume gjera, por...skam fuqi.Shume u preka. Emocione. Rrofsh dhe shendet xha Branko!
perhan (19/08/2012 14:55:44) i pari e i fundmi.e gzovsi e tu bajt gzuet branku
Flamur Bejta Zhitia (16/05/2013 13:41:11) Pershendetje xhaxhi Branko MANOJLI,Nderime, Lavdi gjakut e farfisit tend,.Ju xhaxhi Branko jeni Hasan Prishtina i Dyt i SHQIPTARVE,ju falenderoi nga zemra.Po te ishte gjall President RUGOVA do i behej zemra mal,kur do te shihte ju se jeni krenar qe jeNi dhe jemi SHQIPTAR,kurse un do krenohem me JU.Jet te gjat sa malet ,ju pershendes nga Malsia e LLAPIT.
ardian (15/06/2013 05:57:06) pershendetje branko ,mir per guximin por une nuk po e kuptoj se per cka ky gezim kur vet paska pranu se tashme jemi perzier ne martesa cfar mendoni ju se nipi i tyre do te jet shqiptar kur 23 kromozome ka nga nena shqiptare dhe 23 nga ato maqedone apo e kunderta ? prandaj nje pajtohem qe i pari dhe i fundit mundet me qen ky rast asgje as me shum as me pak mendoni se nipi i keti mund te voton pro shqiptarve kur baben e ka maqedon apo e kunderta ? keto raste jan vetem gezim i pa logjikuar mir ,,,pershendetje.
hasani (15/06/2013 09:16:51) O imadhi xhaxhi BRANKO,duke lexuar historiné ténde né té njejtén kohé edhe po qajé nga gézimi i njé rigjallje,dhe kjo éshté edhe humanizmi mé i madh qé ke mundur ndonjéheré mé paré,péréndia té qofté né Parajsé-puno pér qéshtjen mé té madhe té péréndisé(té deklarohésh AI qé JE-DHE té PUNOSH EDHE Mé SHUMé PéR Té VETéDIJéSUAR té TJERéT.Té lutem krzjo njé fond ku do té mundemi me paguar pér shtytjen e Juaj pér kčtč QéSHTJE Té MADHéRISHME DHE HYJNORE(Té PéRéNDISLé).QDO HERé I MADHI DHE SHUMé I NDERUARII XHA BRANKO
Basholli (18/06/2013 09:21:06) Gėzim, sepse te gjithe ne Shqipetaret kemi ndjenjen, mendjen dhe shpirtin, qe na eshte bere padrejtsi e madhe. Dhe kur ne shesh del nje e vertet e till, na mbulojn emocionet, na vertetohet e verteta, te cilen e pritem dhe e presin gjat. Mjerim, sepse e verteta esht se, sa shum njerz dhe vlera njerzore kemi humbur si komb. Shpresoj, se ket rast shum te vecant, ta shfrytezojn te gjithe te tjeret qe kan ndoshta nje Histori te ngjashme. Ju pershendes dhe ju uroj shendet te mir dhe jet te gjate, vlla i dashur nga Reka e epėrme. Jemi NJE!
sali ramadani-kercova (19/06/2013 19:48:56) XIII. SHTOJCA PLOTĖSUESE ME FAKTET MĖ TĖ REJA
Sot, 16.06.2013, para dėrgimit tė tekstit, si koincidencė, piktori akademik dhe mėsuesi veteran Ramadan Ramadani, i porsa kthyer nga “pushimet” dymujore dhe tė rregullta nė Ulqin, ku e ka edhe galerinė artistike, mė tha kalimthi nė Qendėr tė Qytetit se shumė heret, para ca dekadave i paskam thėnė edhe kėtij se nė M. ka sėpaku 300.000 ortodoksė me origjinė shqiptare.
Po, qe, poashtu para dėrgimit pėr publikim, sot, mė 17.06.2013, “rastėsisht, e hapa internetin te gazeta “Zhurnal plus”-Agjencia e Lajmeve tė Shkupit tė datės 14.06.2013, me titullin: “Manojlovski: Maqedonia ka 300.000 shqiptarė ortodoksė”, pas pritjes sė tij vėllazėrore nė Prishtinė nga ana e kryetarit tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, Jakup Krasniqit, tė cilin e bashkangjes si shtojcė, ilustrim dhe fakt plotėsues nė tėrėsi, ndėrsa kalimthi, por me “pengesa teknike” edhe nė TV Klan Kosova, vetėm ca fjali shumė tė bukura shqipe dhe me guxim e stoicizėm heroik!...
Nė rastin e kundėrt, nuk kemi berė kurgjė!
Sali Ramadani-Kėrēova
Nga vepra shkencore-publicistike voluminoze nė ca vėllime “Ēėshtje Shqiptare (Si? Tė zgjidhen!” , me kumtesa, debate dhe diskutime nga simpoziume (ndėr)kombėtare (…1991-2012…)
PS: Luteni me e-mail:sali@uskana.com, por edhe me tel.00-389(o)75-662.884, ta konfirmoni arritjen edhe tė kėtij teksti, sikurse edhe nevojėn eventuale tė (mos)bashkėpunimit mė tė rregulltė edhe me pjesė nga rreth 100 vepra tė zhanreve tė ndryshme tė gatshme ose nė pėrgatitje e sipėr.
Nėse hakerėt mafiozė e sulmojnė ose gllabėrojnė si artikull-kolumne-kumtesė, duke mos arritur nė Redaksinė Tuaj tė nderuar, publikimi mund tė bėhet si KOMENT sui generis nė vendin pėrkatės, mė pas mund tė ribotohet aty ku e ka vendin.
Nė rast tė publikimit, Ju faleminderohem pėrzemėrsisht, nė rastin e kundėrt, dyfish…, mė besoni!
TUNG!
Enver Halili (25/06/2013 12:47:25) I nderuari Zoti Branko, ju pershendes perzemersisht nga Melburni Australise se larget. Nuk thuhet kot se "e verteta vonohet por nuk harrohet".Deklarimi publik per kete te vertete te madhe eshte nje veper sa kombetare aq edhe humane. Populli shqiptare gjate shekujve ka kaluar neper sfida te renda por ka mbijetuar. Te jesh shqiptar- do me thene te jesh krenar. Kush pos shqiptare ne Europe u rrezistoi stuhive te kohes. Por gjithashtu te jesh shqiptar eshte edhe obligim. Besa,dinjiteti, guximi, humanizmi dhe puna-vepra jane cilesit e shqiptarit. Shpresoj se pas flamurit tuaj do te vijne te gjitha ata te cilet kane gjak shqiptari. Shqiptaret jane emblema e Gadishullit Ilirik (Ballkanik).
skender ismaili (23/07/2013 00:51:49) xha branko mete vertet me behet qefi se kani mar nje hap shum te mir dhe te guxishem per ta treguar indiditetin e juaj dhe kjo te ban qe ta tregosh veten se kush jeni dhe ta hiqes masken e slllavo maqedonit qe juka manipullua kur esht fjala te feja qoft ortodoks qoft mysliman qoft katolik ne jemi 1 ska tjeter dhe ska pzrēarje mes kombit shqiptar te cilit jemi ne feja shqiptare esht shqiptarija te uroj jete te gjat dhe suksese te mir pershendetje nga te gjith shqiptaret mysliman
Ilir (18/10/2013 00:20:47) Me vjen mire qe patet guximin te merni nje hap te tille , e lexova tekstin dhe desha te them qe kur shqiptaret e Gostivarit i ke ndegjuar duke thene kaur e kan pas fjalen per sllavet , jo per shqiptaret e krishter , une jam nga Gostivari dhe sme pengon shqiptari i ciles do fe te jet po dhe ateist ,kemi nje nene jemi nje gjak , rroft Shqypnia.
Feriz Pireci (26/10/2013 20:41:05) Nder Rrespekt per misionin tuaj sa fisnik, kombetar aq dhe te shenjt.! Ju zotri Branko dhe Reka e Eperme keni fizionomin te kulluar Shqiptare,traditat, kostumet hitorindhe shpirtin shqiptar. Por siq dihet te shqiptaret per shkak te analfabetizmit te atyre kohrave, keshtu qe te huajt per shkak te epsheve gjeografike benin pazarlleqe me fuqit e medha, duke i ndar shqiptaret ne sllav, grek dhe turq qe harta shqiptare mos te ekzistoj! Duke grabitur, pervetesuar Manastiret dhe kishet bizantino-iliro shqiptare si ne Reken e Eperme, Manastirin e Deqanit, Patriarkanen e Pejes e gjetiu ne trojet shqiptare.! Pra ju i nderuari B.M.Tanashi me kontributin tuaj ua ktheni Rekes se Eperme kenaqesin shpirterore shqiptare te munguar ne vite si dhe te vdekurit tuaj te prehen ne paqe. Me rrespekt vllau:Feriz Pire****f:Struzhe PRIZREN.
kodrasadikit (17/01/2014 21:27:29) Mrekullija e zotit ,kshtu mund ta quaj kete lajme se ndryshe nuk pershkruhet befasija ,gezimi dhe entuziazmi qe muarem per kete lajm shum te mire qe shkon ne favor te prosperitetit dhe zgjuarjes se ndjenjave kombetare te shqiptareve ortodokse te Maqedonise .Z Branko do te hyne ne analet e historise se e tha te verteten per rrugen dhe metodat asimiluse te shqiptareve ne ish JU,e lus zotin e plotfuqishem qe te ju jep force dhe vullnet ,guxim e vetedeshire qe shum shpejte edhe Arvanitet e Greqise shqiptaret autokton nipat e mbesat e Marko Boqarit te dalin haptas dhe te kerkojme hapjen e shkollave shqipe atje qe te mos humbin rrenjet arberore te popullit shqiptare te Greqise.Personalisht ne sherbimin ushtarak e kam pase nji shoke qe quhej Vecko Nastvski i cili e flitete shqipen tipike si shqiptaret e maqedonise por kurre se patem pyte se a eshte shqiptare sigurisht ka qen nga Reka por qe jetonte ne Kerqove.Vllaznishte i pershendes 300.000 mij shqiptaret ortodokse te Maqedonise.
Kastrioti (20/06/2014 10:56:38) GJAKU I ARBERIT RRON!! S'KA SHANSE TE BAHET UJE!!
Dr Ramadan Ndreka (05/08/2014 20:23:15) Tė falenderoj pėr matrialet e paraqitura nė kėte faqe ,por dėshiroj qė tė mė dėrgosh matriale qė ti botoj nė gazetėn ton TRIBUNA E KOHĖS, lidhur me problemte tona kombėtare .Nderime e respekt nga un dhe gjithė miqėt emijė.-Dr ramadan ndreka porto-romane Durres Albani
Murat gashi (29/08/2014 21:44:38) Te lumt e me shpres se te gjith shqiptaret ta bejn ket si ne gre**** mal zi maqedoni kroa****serrbi tur****e ter bote zoti te bekoft

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime