Në moshën 56-vjeçare, ky vizionar prapa suksese të kompjuterave ''Macintosh'', të iPod-eve, telefonave iPhone dhe së fundi të tabletave numerike iPad, dha dorëheqjen në muajin gusht 2011 nga kryesimi i ndërmarrjes që e themeloi në një garazh në vitin 1976.
Glen Chapman
Steve Jobs, themelues dhe ish-drejtor i përgjithshëm i ''Apple'', ishte ai që revolucionarizoi kulturën moderne dhe ndryshoi përgjithmonë marrëdhëniet e botës me teknologjinë, përmes krijimeve si iPad and iPhone.
Bëhej fjalë për një figurë emblematike nga Silicon Valley dhe ishte origjina e disa produkteve vizionare të viteve të fundit të firmës mollë (Apple).
Në moshën 56-vjeçare, ky vizionar prapa suksese të kompjuterave ''Macintosh'', të iPod-eve, telefonave iPhone dhe së fundi të tabletave numerike iPad, dha dorëheqjen në muajin gusht 2011 nga kryesimi i ndërmarrjes që e themeloi në një garazh në vitin 1976.
Në njoftim të lajmit, ''Apple'' nuk dha asnjë shpjegim, por Steve Jobs, që zakonisht vihej me xhinse dhe një bluzë të zezë është gjithashtu emblematika që logo në formë molle të kafshuar, vuante nga probleme të shumta shëndetësore këto vitet e fundit.
I lindur në San Francisco më 24 janar 1955 nga një mama beqare, Steve Jobs u adoptua kur ai ishte ende njëjavësh, sipas biografisë zyrtare.
Ai u adoptua nga një çift nga Mountain Vieë, në jug të San Francisco dhe u rrit duke lozur në mes të kajsive që e bënë dhe Silicon Valley (lugina e siliciumit), çerdhja informatike kaliforniane.
Gjatë studimeve të shkollës së mesme, ai ndjek konferenca në grupin ''Heëlett-Packard'' dhe punon gjatë njësezoni vere me Steve Ëozniak, i cili do të themelonte bashkë me të shoqërinë ''Apple'' disa vite më vonë.
Edhe 30 vjet më vonë ai kultivoi imazhin e një asketi dhe mbante një regjim ushqimor vegjetarian. Me rikthimin e tij në Indi, Steve Jobs hyn si teknicien tek prodhuesi i lojërave video ''Atari'' dhe frekuenton një klib informatik me Steve Ëozniak.
Në moshën 21-vjeçare dhe Ëozniak, në atë kohë inxhinier tek ''Packard'', 26 vjeç, krijojnë së bashku shoqërinë ''Computer'' në një garazh të familjes së Jobs. Pas suksesit me komjuterat personal ''Macintosh'' dhe pas një lufte pushtetesh të brendshme, Jobs largohet nga ''Apple'' në vitin 1985 dhe merr kryesimin e studiove ''Pixar''.
Dhe në mungesë të tij, grupi i mollës shkon drejt shkatërrimit. Jobs thirret për ta drejtuar në vitin 1997 dhe e ringre duke lancuar ''iMac'', që e bën komjuterin një objekt vizatimi. Më pas vjen suksesi planetar i ''iPod''-it, lancuar në vitin 2001, walkman-i numerik më i shitur në botë dhe iPhone, që kombinon funksionet e një telefoni, një ëalkman, një asistent personal dhe një konsulent lojërash deri në suksesin e fundit të iPad.
"Jam rritur në një shtresë të mesme dhe nuk kam qenë kurrë shumë i interesuar për para'', kishte deklaruar
Për një kohë të gjatë ai pati një aventurë me këngëtaren Joan Baez. Martuar që prej vitit 1991, ai ka katër fëmijë, prej të cilëve një vajzë të lindur para martesës. Operuar për një kancer në pankreas në vitin 2004, ai u largua gjashtë muaj në vitin 2009 pasi iu nënshtrua transplantit të mëlçisë.