Fluksi i IHD-së në Evropën Juglindore ra me 47% në vitin 2010, pjesërisht si rezultat i rënies së investimeve nga vendet e BE së (burimi kryesor tradicional i IHD-së në rajon).
Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri janë rritur në mbi 1 miliard dollarë gjatë vitit 2010, duke u bërë vendi i dytë në Evropën Juglindore, pas Serbisë, që thith më shumë IHD.
Fluksi i IHD-së në Evropën Juglindore ra me 47% në vitin 2010, pjesërisht si rezultat i rënies së investimeve nga vendet e BE së (burimi kryesor tradicional i IHD-së në rajon).
Në veçanti, Greqia që ka qenë portë ose përcjellëse e investitorëve të huaj në Evropën Juglindore, nuk ishte më pikë hyrjeje pas përkeqësimit të krizës së brendshme ekonomike. Raporti i Investimeve Botërore 2011 tregon se flukset e IHD së në botë u rritën lehtë gjatë vitit 2010, por mbetën rreth 15% nën mesataren e para-krizës.
Raporti parashikon që në dy vitet në vijim, me përjashtim të ndonjë tronditjeje të paparashikuar ekonomike, flukset e IHD së do të përmirësohen, duke kapur vlerën e parakrizës.