E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Transtromer ka pësuar një goditje që e ka lënë atë gjysmë të paralizuar dhe të paaftë për të folur por ai vazhdon të shkruaj dhe publikoje punime.
Poeti Tomas Transtromer fiton ēmimin Nobėl nė letersi







Shkrimtari Suedez Tomas Transtromer është shpallur fituesi i çmimit Nobel në letërsi për vitin 2011. Transtromer, një poet surrealist suedez i cili ka shkruar për misteret e mendjes njerëzore.

Akademia e Nobelit ka votuar atë për shkak “përshkrimeve të imazheve të tejdukshme, duke sjellë qasje të re për realitetin”

Transtromer ka pësuar një goditje që e ka lënë atë gjysmë të paralizuar dhe të paaftë për të folur por ai vazhdon të shkruaj dhe publikoje punime.

80-vjeçari është fituesi i 108 i çmimit prestigjoz, që vitin e kaluar e moriu Mario Vargas Llosa. Çmimi ka një vlerë prej 1.1 milion euro.

Pas shumë vitesh kandidat ai është bërë evropian i tetë që merr çmimin Nobël në letërsi në 10 vitet e fundit. Transtroemer, ka lindur në Stokholm në vitin 1931 dhe është diplomuar në psikologji në vitin 1956.

Poeti suedez erdhi në Shqipëri në vjeshtë 2003 për të prezantuar librin “Perandoria e barit”, i përkthyer nga poetja Natasha Lako. Në një takim me lexuesin shqiptar në ditët e Panairit Ndërkombëtar të Librit “Tirana 2003” ai pat deklaruar: “Vargjet e mia janë protestë kundër zhurmës. Të gjithë poetët që shkruajnë duhet të kenë një periudhë heshtje.”

Publikuar: 06.10.2011 | 14:37
Lexuar: 518 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime