E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përmes Programit Fullbrajt, këtë vit do të nisen 11 studentë për të studiuar në universitetet në SHBA. Numri, siç informoi Kralev, mund të rritet varësisht nga mundësitë buxhetore. për mbështetje të programit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të ndajë rreth 100 mijë dollarë.
U nėnshkrua Memorandum ndėrmjet Departamentit amerikan tė Shtetit dhe Minsitrisė sė Arsimit dhe Shkencės







Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev dhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Poll Uollers, sot në Shkup nënshkruan memorandum për programin fullbrajt për këmbim akademik.

Ky program mundëson studim të studentëve nga Maqedonia në universitetet amerikane, por edhe hulumtues dhe akademikë të SHBA-së të mbajnë ligjërata prej tre deri në nëntë muaj në Maqedoni.

Përmes Programit Fullbrajt, këtë vit do të nisen 11 studentë për të studiuar në universitetet në SHBA. Numri, siç informoi Kralev, mund të rritet varësisht nga mundësitë buxhetore. për mbështetje të programit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të ndajë rreth 100 mijë dollarë.

"Për ne ky është program jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ne besojmë se kjo është mundësi për bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona dhe të atjeshme arsimore. Studentët të cilët do të kalojnë një periudhë të caktuar në universitetet në SHBA, pas kthimit të tyre në shtet do të mund t'i bartin përvojat e tyre këtu", theksoi kralev.

Këtë vit, siç informoi ambasadori Uollers, ka 16 pjesëmarrës në programin Fullbrajt, 11 prej të cilëve janë nga Maqedonia. Ata do të studiojnë apo do të kryejnë hulumtime në Shtetet e Bashkuara, ndërsa pesë janë ekspertë amerikanë, studentë dhe asistentë të cilët do të jetojnë dhe punojnë në mësimin e gjuhës angleze në Maqedoni.

"Përvoja që e mundëson ky program e tejkalon atë që është prëvojë e pastër akademike. Duke u bërë pjesë e një vendi dhe shoqërire tjetër dhe duke e mësuar gjuhën, historinë, ne nuk absorbojmë vetëm informata dhe dituri, por fillojmë t'i kuptojmë edhe pikëpamjet, qëndrimet dhe premtimet e ndryshme", theksoi ambasadori Uollers.

Publikuar: 06.10.2011 | 15:37
Lexuar: 481 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime