E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Për problemin që kanë këshilltarët, kryetari i Komunës e morri përsipër që të gjej gjuhë të përbashkët me të gjithë këshilltarët që të tejkalohet problem i bojkotit”, tha Nevzat Bejta, ministër i pushteti lokal.
Ministri Bejta mirėpritet nga kyetari i Tetovės Sadi Bexheti







Ministri i Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta sot është pritur nga kreu I komunës së Tetovës Sadi Bexheti, për dallim nga kolegu I tij nga Gostivari Rufi Osmani I cili një ditë më parë refuzoi ta takoj Ministrinë Bejta. Në takimin mes Bejtës dhe Bexhetit është biseduar edhe për tejkalimin e problemeve që sollën deri tek bojkotimi i këshillit komunal nga këshilltarët e PDSH-së.

“Për problemin që kanë këshilltarët, kryetari i Komunës e morri përsipër që të gjej gjuhë të përbashkët me të gjithë këshilltarët që të tejkalohet problem i bojkotit”, tha Nevzat Bejta, ministër i pushteti lokal.

“Problemet nuk janë shumë të mëdha, është problemi që komuna jeton prej projekteve pra ndryshimeve të planeve urbanistike, shkaku se ne kemi të vjela të mdha nga komunaliet dhe qëllimi im si kryetar është që me anë të ligjit sa kanë kërkesa qytetarët tu japim mundësi që të ndërtojnë, pro besoj që do e tejkalojmë këtë problem”, u shpreh Sadi Bexheti kryetar I Komunës së Tetovës.
Ministri Bejta mirëpritet nga kyetari i Tetovës Sadi Bexheti

Në këtë takim është biseduar edhe për problemin që ka Tetova me ujin e pijshëm me çka kreu i Komunës së Tetovës ka marrë garanci nga Ministri I Pushtetit lokal Nevzat Bejta për të ndihmuar përfundimin e fazës së dytë të projektit.

“Në bisedat që kemi pas me ministrin por edhe para një jave në nivel qendrorë jemi marrë vesh që vitin e ardhshëm të përfundohet projekti”, tha Sadi Bexheti, kryetar I Komunës së Tetovës.

“E biseduam problemin që ka Komuna e Tetovës, furnizimin e ujit të pijshëm pastaj ndërtimin e stacionit filtrues për ujërat e zeza që të derdhen të pastërta në Lumin Vardar , dhe I premtova kryetari të Komunës që në cilëndo ministri që do kenë probleme unë do jem në shërbim të tyre 24 orë”, tha Nevzat Bejta, Ministër i Pushteti lokal.

Ministri Bejta është zotuar se në buxhetin e vitit të ardhshëm do të ndahen 1 për qind e bruto prodhimit për Komunat me qëllim zhvillimin e barabartë të tyre.
Bashkim Sulejmani
Ministri Bejta mirëpritet nga kyetari i Tetovës Sadi Bexheti

Publikuar: 06.10.2011 | 16:33
Lexuar: 578 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime