Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë deklaroi se nga ana e kolegëve të tij të NATO-s ka marrë mbështetje për reformat e zbatuara, por edhe bindje se pritjet tona nga Samiti në Çikago do të varen edhe nga aspekte të tjera të cilat nuk janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhura me mbrojtjen.
Minsitri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, në takimin e sotëm të Këshillit veri-atlantik me vendet të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, ndërkaq marrin pjesë në misionin ISAF në Afganistan, potencoi se anëtarësimi në Aleancë edhe më tej mbetet prioritet kryesor i Qeverisë, njëjtë si edhe kontributi i pjesëtarëve të ARM-së në misionet paqësore.
Gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Besimi e potencoi rëndësinë për anëtarësim të barabartë në NATO dhe pritjet tona në samitin e ardhshëm të Aleancës, që duhet të mbahet në Çikago, në maj të vitit të ardhshëm.
Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë deklaroi se nga ana e kolegëve të tij të NATO-s ka marrë mbështetje për reformat e zbatuara, por edhe bindje se pritjet tona nga Samiti në Çikago do të varen edhe nga aspekte të tjera të cilat nuk janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhura me mbrojtjen.
Në margjina të takimit të Këshillit veri-atlantik me kontribuesit në misionin ISAF, ministri Besimi realizoi takim edhe me ministrin nirvegjez të Mbrijtjes, Grete Faremo, me ministrat e Mbrojtjes të Gjermanisë dhe të Francës, Tomaz de maizer dhe zerard Longeut, si dhe me admiralin amerikan, përgjejgës për misionet paqësore, Xhejms Starvidis.
"Në të gjitha takimet është potencuar mirënjohja e jashtëzakonshme për pjesëmarrjen e Maqedonisë në misionet paqësore, me theks të veçantë në mbrojtjen e bazës së NATO-s në kabul", deklaroi ministri Besimi.