Në kuadër të manifestimit "Nata e hulumtuesve u realizuan edhe aktivitete të tjera përcjellëse, si "Akademia dhe industria, në të cilën referuan profesorë nga universitete të ndryshme, ndërsa në emër të USHT-së referoi Prof. dr.Seadin Xheferi.
Në qytetin e Manastirit, javën e kaluar Universiteti Shtetëror i Tetovës mori pjesë në manifestimin "Nata e hulumtuesve. Në këtë aktivitet, stafi akademik i USHT-së prezantoi ofertën akademike të 11 fakulteteve dhe instituteve dhe veprimtarinë e tyre hulumtuese-shkencore.
Prezantimi i botimeve të reja, organizimi konferencave shkencore, si dhe edicioneve nga veprimtaria botuese e profesorëve dhe asistentëve të USHT-së ishte pjesa kryesore e prezantimit, sikurse edhe organizimi i përvitshëm i Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, si një nga ngjarjet më të mëdha shkencore ku marrin pjesë studiuesit më të njohur në fushën e albanologjisë. Ky aktivitet tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të Manastirit dhe të vizitorëve të tjerë.
Në kuadër të manifestimit ,,Nata e hulumtuesve u realizuan edhe aktivitete të tjera përcjellëse, si ,,Akademia dhe industria, në të cilën referuan profesorë nga universitete të ndryshme, ndërsa në emër të USHT-së referoi Prof. dr.Seadin Xheferi.
Aktivitetin e lartpërmendur e vizitoi edhe një delegacion i USHT-së, i udhëhequr nga Rektori, Prof. dr. Agron Reka, në përbërjen e të cilit ishin edhe Prorektori për shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili dhe shefja e Zyrës për marrëdhënie me jashtë, Valdrina Fetai.
,,Nata e hulumtuesve mbahet njëkohësisht në 320 qytete evropiane, si një nga ngjarjet më të rëndësishme, të kalendarit të Komisionit Evropian, që ka për qëllim tu mundësojë hulumtuesve, para së gjithash profesorëve dhe studentëve nga institucionet e arsimit të lartë që ti promovojnë të arriturat e tyre shkencore