Në raportet vjetore të Avokatit të popullit, siç tha Memeti, vazhdimisht apelohet për mënyrë më profesionale të kryerjes së autorizimeve policore gjatë privimit të qytetarëve nga liria.
"Përvoja komparative nga sfera e privimit të lirisë dhe roli i Avokatit të Popullit" është temë e tryezës së rrumbullakët dyditore e cila filloi sot në Shkup.
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti në hapjen e tubimit dërgoi apel deri te organet gjatë kryerjes së procedurave për privim nga liria që të përmbahen nga shkelja e të drejtave të njeriut, të dinjitetit dhe të dhënave të personave.
Ai theksoi se me parandalimin, gjegjësisht me detektimin e rreziqeve pa dallim nëse janë të karakterit subjektiv apo objektiv, do të veprohet në kohë që të mos vijë deri te shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Në raportet vjetore të Avokatit të popullit, siç tha Memeti, vazhdimisht apelohet për mënyrë më profesionale të kryerjes së autorizimeve policore gjatë privimit të qytetarëve nga liria.
"Rekomandojmë se organet në mënyrë decide t'i respektojnë procedurat që të mos vijë deri te shkelja e procedurave. Vetëm nëse privimi është në procedurë të përcaktuar ligjore mund të themi se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut, ndërsa nëse shkelet ndonjë procedurë e caktuar ekziston shkelje e të drejtës njerëzore nga privimi nga liria", shtoi Avokati i popullit.
Sipas tij, në Maqedoni ka nevojë nëpunësit policorë të cilët kanë për detyrë të privojnë nga liria këtë ta bëjnë me profesionalizëm më të madh dhe respektim të procedurave.
"Deri më tani Avokati i popullit nuk ka udhëhequr asnjë procedurë për arsye se asnjë nga të involvuarit në mënyrat e tilla të privimit nga liria nuk është drejtuar deri te institucioni", tha Mehmeti.
Në kontekst të kësaj shtoi se Avokati i popullit vepron vetëm kur bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe nëse ka kërkesë konkrete nga qytetari që vlerëson se i është shkelë e drejta.
Këshilltarja policore për Rendin dhe qetësinë publike në kuadër të MPB-së Zhaklina Prosaroska theksoi se bëhet fjalë për arritjen e mbrojtjes maksimale të të drejtave të qytetarëve përmes edukimit dhe trajnimit të nëpunësve policorë dhe inspektorët të cilët punojnë me personat e mbajtur në stacionet policore.
Me vendimin e ministres së Punëve të Brendshme, siç njoftoi, 38 stacione policore janë përcaktuar për mbajtjen e personave, ndërsa nga fillimi i këtij viti 10 stacione policore janë rinovuar.
Vërejtjet e Komitetit kundër torturës, siç shtoi, më së shpeshti reduktohen në plotësimin e standardeve të cilat duhet t'i kenë hapësirat për mbajtje në pajtim me rregullat e Komitetit kundër torturës në kuadër të Këshillit të Evropës.
Tryezat e rrumbullakëta janë pjesë e projektit Tuining për mbështetjen e ombudsmanit të Maqedonisë i cili financohet nga fondet paraqasëse të Bashkimit Evropian- IPA, ndërsa në të cilin partnerë janë Ombudsmani kombëtar spanjoll dhe Ndërmjetësuesi i Francës.