Nëse Julian Assange sot në shekullin e 21-të çkodoi disa informacione në formë virtuale, Moxart çkodi informacionet sekrete të sektit me anë të artit të tij muzikor, ndoshta pavetëdijshëm...
Interpretimi nga Teatri i Operës këto ditë i veprës së kompozitorit të famshëm Wolfgang Amadeus Moxart, operës me dy akte Flauti magjik, më nxiti të bëj një shkrim të natyrës imagjinative, tip kolazhi, i cili mendoj se e nxit lexuesin të krijojë po një botë imagjinative. Arti vetë, sidomos ai muzikor, ka në themel botën imagjinative, intuitën, fantazinë etj. Kritika e ka krahasuar operën me Shekspirin. Në opera, tragjikja dhe komikja rrjedhin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Përjetimi i këtyre veprave në botën moderne, virtuale, i bën këto simbole të artit dhe mendjes muzikore, të pavdekshme. Krahas muzikës magjike, artistët janë edhe qenie sociale që jetojnë në një periudhë të caktuar, që ka një rol vendimtar për vetë artistin dhe artin e tij. Në artikullin tim, e kam parë kompozitorin e madh nga një këndvështrim tjetër, pak fictional, argëtues.
Flauti magjik, Die Zauberflöte, Köchel catalogue K. 620, është një opera në dy akte. Vepra është në formën e Singspiel, një formë popullore që përfshin të dyja; të kënduarit dhe dialogun e folur.
Kompozitori i madh austriak, sipas disa teorive dhe hipotezave ose letërsisë fiction, ka qenë pjesëtar i Urdhrit Mason. Moxarti u helmua pasi ai dekodoi, çkodoi teoritë konspirative me anë të artit të tij të pafund muzikor, që akoma nuk kuptohet, por vetëm perceptohet si kënaqësi dhe vazhdon të japë mesazhe, të cilat janë të pafundme. Nëse Julian Assange sot në shekullin e 21-të çkodoi disa informacione në formë virtuale, Moxart çkodi informacionet sekrete të sektit me anë të artit të tij muzikor, ndoshta pavetëdijshëm, por që u kthyen në precedentë për kohën dhe i kushtuan shumë. Ky informacion u dha me gjuhë joverbale, siç është muzika, natyrisht me melodinë, harmoninë, ritmin dhe me tekstin, që përbën edhe thelbin e operës Flauti magjik. E kam fjalën për libretin e operës dhe tekstin e muzikës së tij, e cila është e pafundme. Po edhe muzika, ashtu si proza dhe poezia, ka kontekst, nëntekst, të cilat kërkojnë deshifrim e që e bën shkenca e semiotikës së muzikës.
Çkodimet e para në historinë e re tentoi ti bënte Giordano Bruno, të cilit duhet tia dimë për nder neve sot, pasi teoritë e tij i paraprinë blogjeve dhe botës së sotme virtuale, e thënë shkurt, dritësimit të botës, artit, teorisë së komunikimit. Një artist mitik, siç ishte edhe Da Vinçi, nëpërmjet disa shenjave dhe kodeve krijoi nëntekstin e artit të tij, veprës së tij. Fuqia e tij shenjore, semiotike krijoi veprën piktorike, e cila vetëm mbas disa shekujsh filloi të marrë domethënie. Ishte pikërisht romani Kodi i Da Vinçit, i Dan Brown, i cili çkodoi me shumë inteligjencë vetëm një pjesë të artit të Da Vinçit, të pakuptueshëm dhe të padeshifrueshëm, deri atëherë. Natyrisht, kodet e çkoduara sot krijojnë disa kode të reja, të cilave ne nuk kemi shansin tua dimë kuptimin, hëpërhë, megjithëse bota globale ka më pak sekrete se ajo që ka qenë përpara.
Duke filluar nga Aristoteli dhe Platoni, dhe më vonë me filozofët dhe shkencëtarët e tjerë, kemi të bëjmë me një mendje e cila kishte cilësi të veçanta, të kthyer në shenjë. Këta mendimtarë, artistë dhe epistemiologë, kanë natyrën e eko-mendjes. Prandaj lanë teori dhe art që i afrohet eko-sistemit, siç pretendon filozofi antropolog, Gregory Bateson. Në këtë kontekst, edhe Moxarti është një muzikant shenjor, pasi pretendimet për rëndësinë e veprës së tij janë të lidhura me dy argumente: Ose vepra e Moxart ka prejardhje psikogjenetike, ose ai ishte produkt i psikologjisë kulturore të kohës ose i faktorëve të tjerë objektivë dhe subjektivë. Hipoteza e parë është më bindëse, pasi mendohet se ka ndikuar pikërisht psikogjeneza, prejardhja e tij në bërjen e artit të madh. Është pikërisht ky argument që ndikoi në krijimin e artit të tij, i cili krijoi shenjën e madhe Moxart, që tani është simbol, dhe veprën e tij, e cila është e mbushur me shenja që kanë të gjitha domethëniet e tyre, të kthyera në nota harmoni dhe melodi, e cila ka edhe forcë që të kurojë mendjen dhe shpirtin njerëzor, pasi muzika e Moxartit ka frekuenca të larta. Muzika e Moxartit sot kuron disa çrregullime psikike dhe fizike. Megjithatë, publiku e do dhe e respekton veprën e kompozitorit të madh, pasi vepra e tij të krijon një gjendje të jashtëzakonshme estetike, etike dhe komunikative.
Epistemologjia e kodeve
Interpretimi i operës Flauti magjik në ditët në vijim, që është një vepër shumë moderne e menduar dhe e konceptuar, dhe për të krijuar një imazh më të qartë për hipotezën time konspirative, lexova romanin Kodet magjike ku diku autori shkruante:
Ky është kapaku i pasmë i librit Moxarti dhe masoneria, i botuar nga Dorset Press, një kompani që boton vëllime që kanë të bëjnë me masonerinë. Është i dukshëm në të simboli i trekëndëshit. Brenda trekëndëshit ndodhet gjarpri me tri koka, që ka shumë të ngjarë të përfaqësojë trininë e mëkatuar. Po kështu, një simbol më i vogël, i imët dhe që me zor se e rrok syri; pranë kokës së gjarprit tregon imazhin e ndonjë lloj krijese me një rrufe që i vetëtin nga koka. Moxarti, i konsideruar në ditët e sotme si një kompozitor i madh e i famshëm, madje edhe gjatë kohës që jetoi, u vra nga masonët në vitin 1791, si ndëshkim për nxjerrjen në shesh të sekreteve të ritualit mason në vitin 1791 në veprën e tij të titulluar Flauti magjik. Jo vetëm që e vranë kompozitorin (duke e helmuar), por masonët dhe e bojkotuan varrimin e tij. Thuhet se madje, edhe të afërmit e familjes Moxart dhe miqtë më të ngushtë nuk u lejuan të merrnin pjesë në varrimin e tij.
Me gjithë punën e madhe dhe të frytshme, Moxarti jo vetëm nuk arriti mirëqenien, po as minimumin e asaj që i duhej për jetesë. Nevoja e detyroi të punonte edhe kur ishte i sëmurë. Rrethet aristokratike të Vjenës nuk arritën ta vlerësonin Moxartin. Në Vjenë, operat e Moxartit nuk korrën kurrë sukses. Moxarti jetoi vetëm 35 vjet. Ai ka shkruar shumë vepra, gjatë jetës së tij të shkurtër.
Historia e shkurtër e Flautit Magjik.
Opera Flauti Magjik është vlerësuar si një opera e mbushur me mister; të gjitha ngjarjet skenike dhe muzikore ndjekin një dinamikë shumë të fortë teatrale. Vetë Moxarti, teksa përfundoi këtë vepër në vitin 1791, kishte shprehur dëshirën që ajo të konsiderohej si testamenti i tij shpirtëror. Edhe pse kanë kaluar 220 vjet, kjo opera prek njësoj shpirtrat dhe ka bërë të pavdekshëm edhe Moxartin. Mbi origjinën e Flauti Magjik ka shumë legjenda. Më tepër se varfëria, është mangësia e dokumenteve që ne disponojmë, të cilat e bëjnë, në mos legjitime, të paktën në një pjesë të justifikuar. Nëse niset nga ndërtimi i rrethanave të jashtme për të shpjeguar origjinën e tij, apo nëse përballet direkt teksti dhe muzika duke pyetur mbi substancën e tyre dhe atë çka ato sinjifikojnë, Flauti Magjik është një opera e mbështjellë me një pëlhurë përrallore, dhe pranimi me këtë kusht, pa spekuluar shumë mbi këtë, është e vetmja rrugë për të hyrë brenda botës së veprës. Të gjitha ngjarjet skenike dhe muzikore që zhvillohen në Flauti Magjik ndjekin një dinamikë shumë të fortë teatrale, por e shkëputur nga një logjikë dramatike.
Këta rreshta i gjeta në një të përditshme shqiptare, por për Moxartin duhet që të studiohet dhe të shikohet vepra e tij, që të dalim me opinione personale dhe të bëjmë kritikën profesionale, qoftë edhe për evoluimin e artit Moxartian.
Po jap disa pasazhe të nxjerra nga një libër për Moxartin
muzika e tij i dilte nga mendja, prandaj është muzikë semiotike dhe ka nëntekst misterioz!
Gati fëmijë?...Studiuat ndopak?
-Jo shumë baba, - tha vajza, duke u ngritur nga karrigia e vendosur përpara tastierës së klavicembalit . -Volfi tallet
nuk do të shikojë librin
nxjerr nota nga mendja.
Julian Assange i shekullit 18-të, Moxart u lind në Salcburg, në vitin 1756. Aftësitë e tij muzikore u dukën shumë shpejt. Nën udhëheqjen e babait, që ishte kompozitor dhe drejtues muzike, filloi të ushtrohej në klavicembal dhe në kompozicion. Pasi e përgatiti mirë, Leopold Moxart e shpuri të birin ende fëmijë në një radhë vendesh, duke organizuar turne koncertesh. Gjatë turneve, Moxarti vizitoi qendrat muzikore kryesore të Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italisë, dhe korri sukses.
Kurse Moxarti i shekullit të 21-të, Julian Assange, që nuk krijoi muzikë, por çkodoi disa informacione në formë virtuale, u lind më 3 qershor 1971, në Townsville, Queensland Australi. Ai është redaktori dhe përfaqësuesi i shtypit të faqes Wikileaks. Ka marrë disa çmime të rëndësishëm për gazetari, ku mund të përmendim: Çmimin e Amnesty International, Britani (2009), Njeriu i vitit për gazetën Le Mond (2010), Medaljen e artë e fondacionit të paqes të Sidneit (2011)
Moxart është gjeni. Vepra e tij muzikore përsëritet shumë rrallë, ose nuk përsëritet kurrë më.
Assange nuk është gjeni, gjenia njeri ka krijuar botën virtuale, ai është gazetar investigativ. Të dy çkoduan kode dhe dhanë informacione, të cilat e bënë njerëzimin të mendojë; Moxart me art dhe Assange me artin e botës virtuale, informative, shenjore. Të dy janë shenjorë, semiotikë, si Platoni, Aristoteli, Giordano Bruno, Da Vinçi, Roland Barthez, Ummberto Ecco etj. Të dy akuzohen si plangprishës!
Nëse aristokracia nuk e vlerësoi Moxartin, sot në të gjithë botën ai vlerësohet si gjeni i famshëm dh arti i tij është shumë misterioz, që nuk vdes kurrë.