Sipas ekspertëve, 5 për qind e popullsisë botërore është e përbërë nga lezbike dhe gej dhe kjo është shifra që merret si e mirëqenë, pa marrë parasysh nëse homoseksualiteti është i pranuar ose jo në brendësi të një sistemi shoqëror.

Sipas ekspertëve, 5 për qind e popullsisë botërore është e përbërë nga lezbike dhe gej dhe kjo është shifra që merret si e mirëqenë, pa marrë parasysh nëse homoseksualiteti është i pranuar ose jo në brendësi të një sistemi shoqëror. Konsiderohen si një pakicë njerëzish relativisht të qetë, sidomos në njëzet vitet e fundit. Frika për të treguar orientimin seksual në publik, ka bërë që të organizohen fushata konkrete si ajo e ligjërimit të martesave, si dhe këmbëngulja e këtyre të fundit për njohjen e shoqatave të tyre. Por si zbulohen homoseksualët? Si i gjejnë këta të fundit partnerët e tyre? Si formohen miqësi, lidhje dhe raporte pune? Në një farë mënyre në jetën e përditshme, një gej është vërtet i ndryshëm? Sipas një studimi të publikuar nga sociologët amerikanë te 3500 gej, homoseksualët e ditëve të sotme nuk prezantohen më si meshkuj të zhburrëruar apo si femra të mashkullorizuara. Ndër të tjera, homoseksualët/et nuk takohen më vetëm në vende të fshehta: kanë një rrjet dhe shoqata ekskluzive ku mund të njihesh dhe të gjesh partnerët e ardhshëm. Mund të flitet tashmë për një komunitet të vërtetë, është shumë më i larmishëm nga çmund të mendohet: pranë njerëzve të cilët frekuentojnë shoqata ose klube homoseksualësh ka edhe nga ata të cilët takohen në chat dhe të tjerë që frekuentojnë saunat e caktuara për homoseksualë, si dhe në vende të caktuara ku mund të bëhet seks. Këtyre dy kategorive të fundit u përkasin homoseksualë të padeklaruar, të cilët në të shumtën e rasteve janë të martuar dhe që jetojnë të fshehur për shkak të identitetit të tyre seksual, tregojnë psikologët
Bota e tyre
Klubet e tyre kanë me mijëra të regjistruar, lokalet homo që shpesh kanë qëllimet të caktuara(p.sh. në Milano ekziston dress code(kodi i veshjes për tu pranuar), vendet e caktuara ku bëhet takimi i tyre dhe ku mund të krijohen vetëm lidhjet e shkurtra. Mund të themi se homoseksualët kanë botën e tyre. Në përgjithësi, homoseksualët preferojnë që gjatë ditëve të zakonshme të kenë grupin e tyre, kështu që mblidhen nëpër klube të caktuara për të pirë kafe ose për të bërë miqësi. Jo rastësisht një numër i madh i guidave turistike përmban një kapitull të veçantë, i cili u dedikohet vetëm homoseksualëve në mënyrë që një homoseksual të mund të gjejë dikë që të shkëmbejë idetë dhe informacionet kur ndodhet në një vend të panjohur. Është një problem identiteti: për një heteroseksual është e vështirë që ta kuptojë këtë gjë. Rreth moshës 8 ose 9-vjeçare homoseksualët/et e kuptojnë që tërhiqen nga i njëjti seks dhe më vonë kjo përforcohet në adoleshencë. Që në këtë pikë, për një homoseksual fillon çrregullimi psikologjik: gjenden të papërkrahur nga shoqëria e tyre, prindërit, mësuesit, të cilët janë të gjithë heteroseksualë, shpjegojnë më tej psikologët Pyetja: çfarë jam unë? apo përse jam unë? është vështirësia që duhet të kapërcejë çdo homoseksual, tregojnë ata. Edhe të ashtuquajturit normalë jetojnë krizat e adoleshencës edhe pse brenda vetes së tyre e dinë mirë se çfarë identiteti seksual i përkasin ose çfarë identiteti duan të jenë. Komuniteti gej është krijuar pikërisht për tu dhënë përgjigje personave që kanë kaluar të njëjtën eksperiencë. Dhomat gej që ndodhen në chat në internet vizitohen nga një numër i madh të rinjsh, të cilët nuk e kanë vendosur ende nëse duhet të qëndrojnë të fshehur apo jo, si dhe atyre që dëshirojnë të njihen me homoseksualë të tjerë. Shumë pak janë ata që e deklarojnë hapur orientimin e tyre seksual. Homoseksuali nuk ndihet natyral, për këtë arsye duhet të ndërtojë universin e tij psikologjik duke filluar nga zero: nuk është për tu habitur fakti se shumë njerëz preferojnë që të mos e deklarojnë ose ta mohojnë seksualitetin e tyre. Nuk është vetëm faji i botës së jashtme, bëhet fjalë për një proces shumë të ndërlikuar. Shumë gej për shembull kanë nevojë që të vishen nga stilistë të famshëm (në krye të listës qëndron Dolce&Gabbana) ose të kapardisen dhe të kenë një fizik perfekt për tu ndier mirë dhe lirshëm, thotë psikologu. Klishetë e vendosura nga jashtë, por edhe nga vetë bota e gejve kushtëzojnë mënyrën se si jetojnë homoseksualët. Komuniteti gej është një burim, por mund të bëhet një geto, që imponon mënyra të sjelljes dhe të ekzistencës. Nuk ekziston të paktën një personalitet tipik i individëve homoseksualë: Në të ashtuquajturën ndjeshmëria e gejve bëjnë pjesë interpretimet jo ortodokse, ironia dhe dashuria ekscentrike.
Lidhjet
Lidhjet zakonisht zgjasin pak dhe në rastet kur zgjasin ndodh që njëri nga partnerët të ndihet i tradhtuar. Ndërmjet dy lezbikeve, raporti zgjat më shumë në kohë, femrat kërkojnë një shoqëri e cila do të zgjasë gjatë gjithë jetës, ku me të cilën krijojnë një simbiozë të vërtetë.