Johansson vazhdon të aktrojë, por nuk heq dorë nga ëndrra e saj që është muzika. Nuk dua të jem vetëm një aktore bukuroshe. Çdokush duhet të realizojë anën tjetër të tijën. Gjithnjë kam ëndërruar të jem si Sinatra.

Të provosh, të ndiesh, të zbulosh. Të gjesh gjëra të reja te vetja, larg botës celuloide. Ti japësh zë diçkaje që ka qëndruar në heshtje, tu rikthehesh pasioneve të vjetra. Të gjitha këto që përmendëm më lart kanë lidhje me aktoren bukuroshe, Scarlett Johansson, pasioni i të cilës është edhe kënga. Kam një kujtim të bukur kur isha 13 vjeçe. Doja të merrja pjesë në një muzikal dhe futesha në të gjitha koret që gjeja. Më pëlqen ajo lirshmëri te vetja. Unë kam lindur në vitin 1984 dhe nuk më ka munguar kurrë asgjë në jetë. Kam pasur gjithçka, nga Jimi Hendrix te Janis Joplin. Të gjithë miqtë e mi janë muzikantë. Më tundonte shumë fakti që të bëhesha këngëtare. Zgjodha të bëhesha aktore dhe kur nisa të luaja filma, e varrosa atë pjesë timen. Shumë nga artistët që dua siç janë Freddie Mercury dhe Marianne Faithfull kanë një mënyrë teatrale të qëndruari në skenë, vetëm se unë ndiej panik kur qëndroj para aq shumë njerëzve, thotë aktorja. Edhe pse bën një jetë të rregullt, ndonjëherë bëhet pjesë e objektivit të paparacëve. Ëndrra e saj është që një ditë të merret me muzikë, madje këtë e beson edhe vetë: Nuk dua të jem thjesht një dubël, apo portret i bukur, kam gjëra të reja te vetja që duhet ti eksploroj. Nuk mund të jem vetëm aktore, Zoti më ka dhënë shumë cilësi. Me sa duket Vajza me vathë perle paska ndërmend që në të ardhmen të këndojë. Nëse një ditë do të vendos që të bëhem këngëtare, do doja të isha si Frank Sinatra. Kam dëgjuar shumë Ella Fitzgerald, muzikë të ndryshme klasike, madje edhe Pavarotti-n, por muzikën e Tom Waits e njoh qëkur isha 12 vjeçe. Ka qenë pjesë e adoleshencës time, edhe pse isha e dashuruar me një djalë i cili ishte fans i Tom Waits. Problemi është se kur dëgjoja atëherë këngët e tij qeshja, ndërsa tani kanë një domethënie tjetër për mua. Pastaj, unë kam një zë të çuditshëm, bariton, shumë të ulët, që nuk të bezdis.
Biondja bukuroshe nuk është as Marilyn Monroe dhe as Lady Gaga, pavarësisht se në reklamën e re të parfumit të Dolce & Gabbana duket shumë seksi. Nuk mund të jem si aktorja e madhe, Marilyn Monroe. Ajo pëshpëriste, përfshihej kokë e këmbë në gjërat që bënte dhe sensualiteti që e karakterizonte e bënte të dukej unike në llojin e saj. Ndryshe nga ajo unë jam e turpshme, lëviz pak, nuk i marr gjërat lehtë dhe mbi të gjitha kam një timbër zëri pak mashkullor. Karrierën si aktore e kam nisur në moshë shumë të re, por asnjëherë nuk kam bërë prova për zërin që të bëhesha këngëtare: atëherë isha një vajzë e vogël me flokë të verdhë dhe krejtësisht e pafajshme, por nuk kisha zërin e duhur për të kënduar, ky ishte problemi.

Shkruan tekste, a ka marrë ndonjëherë leksione këndimi? Kam studiuar me një mësuese muzike dhe ishte shumë e rreptë, sepse të kesh pak zë nuk do të thotë që je në gjendje të këndosh mirë. Po ashtu kam qëndruar me orë të tëra në studio regjistrimi. Nga njëra anë edhe fakti që kam miq këngëtarë më pëlqen, por nga ana tjetër të duket vetja sikur nuk je dhe aq e kompletuar. Kjo gjë nuk më bën të ndihem aspak mirë. Çdo njeri mund të këndojë, por e kënduara në dush është krejt tjetër nga ajo në skenë. Aktualisht po përpiqem të shkruaj edhe ndonjë tekst, diçka sentimentale, por zakonisht për të qenë më krijuese e bëj darkave, kur mbaroj së xhiruari. I futem gatimit, shoh televizor, i lë mendimet të rrjedhin dhe përpiqem të kap ndonjë fjalë. Ka aktorë që përdorin muzikën për të aktruar më mirë, për të hyrë në rol, kanë nevojë për atmosferë, ndërsa unë e përdor për të dalë nga personazhet. Nuk jam nga ato që aktrojnë gjithë ditën, madje kam nevojë ta gjej veten te diçka që më përket. Tani po përgatitem që të xhiroj disa pjesë të shkurta, më pëlqen të jem pjesë e regjisë. Po eksploroj fusha të reja. Në fund të fundit jam vetëm 27 vjeçe. Do të më pëlqente të merrja edhe leksione kitare, të mësoja ti bija një instrumenti, por të gjithë miqtë e mi muzikantë, plot talent, janë larguar. Jam e prapambetur dhe asnjë nuk dëshiron të humbasë kohë me mua. I kam kërkuar, u jam lutur, po nuk kam nxjerrë asgjë në dritë. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të shkoj në karaoke.
A mendon Scarlett se dëshpërimi si në rastin e Amy Winehouse shndërrohet në muzikë? Nuk është e nevojshme të jesh i helmuar me drogë për të ndier dhimbje, vetmi dhe plagë. Vdekja e saj ishte e tmerrshme, por mendoj se këndonte në atë mënyrë, sepse e tillë ndihej. Gjendja e keqe e ka shoqëruar gjithmonë artin. Kur interpretova Tom Waits është e qartë që nuk isha ai. Vështirësia ime ishte gjetja e një mënyre për ta interpretuar. Nuk jam një burrë që tymos cigare dhe pi uiski, por ekziston një anë poetike, një melankoli, një re shkatërruese që në një farë mënyre është edhe pjesë e imja. Kështu që mu desh pak punë për të gjetur mënyrën që ta interpretoja. Edhe pse regjisorët kanë konsideratë të lartë për mua, mezi pres momentin që të më zgjedhin për një muzikal, por fatkeqësisht nuk më zgjodhën as për Mamma Mia-n as për Chicago. Nuk e di nëse në të ardhmen do të jem aktore, regjisore apo këngëtare. Jeta ime private është një botë tjetër e paeksploruar. Nuk dua ti çoj dëm mundësitë e mia.
E bukura është se skena e fundit e filmit Lost in Translation që e bëri të famshme është pa fjalë. Një pëshpëritje që nuk dëgjohet. Bill Murray i flet në vesh, por ajo nuk i përgjigjet, thjesht e përshëndet. Tani pas pothuajse dhjetë vjetësh, Scarlett duket sikur i ka ardhur zëri dhe ka diçka për të shtuar.