E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky kusht e ndërron në tërësi konceptin e bisedimeve në raunde që po zhvillohen muajt e fundit në Bruksel. Për një temë të tillë ekskluzivisht politike, delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zv/kryeministrja Edita Tahiri, nuk ka mandat që të bisedojë me Beogradin.
Serbia del nga negociatat






Pozicioni serb në bisedimet me Prishtinën e ka vënë BE-ja dhe baroneshën Catherine Ashton para dilemave rreth vazhdimit apo jo të dialogut të filluar Kosovë – Serbi, të definuar si dialog për çështje teknike. Vendosja e veriut si temë në këto bisedime është kushti që qeveria serbe ka vënë para ndërmjetësuesit të BE-së, Robert Cooper.

Ky kusht e ndërron në tërësi konceptin e bisedimeve në raunde që po zhvillohen muajt e fundit në Bruksel. Për një temë të tillë ekskluzivisht politike, delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zv/kryeministrja Edita Tahiri, nuk ka mandat që të bisedojë me Beogradin.

Po ashtu, për përfshirjen e kësaj teme në bisedime, atëherë BE do të duhej që të shpallte të vdekur apo të dështuar procesin e deritashëm dhe të niste procesin e ri negociues për një territor të një shteti të pavarur.

Ndërkohë që pala serbe insiston se do të kthehet në tavolinën e bisedimeve nëse aty fillimisht do të hapej çështja e pikave kufi tare 1 dhe 31 dhe më pas përmes këtyre “portave” të hapet edhe mundësia e bisedimeve për çështjen e statusit të veriut të Kosovës dhe viseve të cilësuara si zona të trashëgimisë ortodokse serbe.

Vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinë janë një prej arsyeve kryesore të vizitës së ndërmjetësit Cooper, në Beograd dhe Prishtinë, ka deklaruar shefi i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq... (zëri)

Publikuar: 07.10.2011 | 08:35
Lexuar: 336 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime