Kryetari i Partisë Të Bashkuar për Maqedoninë Ljube Boshkovski, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, anëtari i Kryesisë Qendrore të BDI-së, Xhevat Ademi, ish-komandant Hoxha-Xhezair Shaqiri, kryetari i Iliridës Nevzat Halili, deputeti i pavarur Daut Rexhepi, Kastriot Haxhirexha, Izair Samiu, Sait Rushiti, Avdyl Jakupi-Çakalla, kreu i AKSH-së Gafurr Adili, Xhavit Hasani, Xhemajl Hiseni dhe Nuri Bexheti, të paktën edhe një vit të tërë do të gjenden në listën e zezë amerikane.

Sipas Shtëpisë së bardhë këta persona në këtë listë ndodhen për shkak të aktiviteteve ekstremiste në Republikën e Maqedonisë. Po sipas administratës amerikane këta persona asistojnë, sponsorizojnë ose mbështesin dhunën në Maqedoni dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor.
Gjtihashtu akuzohen se pengojnë implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Në këtë listë gjenden edhe shumë persona nga vendet tjera të rajonit që rrezikojnë implementimin e plotë të Marrëveshjes së Dejtonit dhe të Rezolutës 12 44 për Kosovën.
Futja në listën e Listën e zezë nënkupton bllokimin e hyrjes së këtyre personave në territorin e amerikan si dhe ngrirje të fondeve të institucioneve financiare amerikane.
Pjesë e kësaj liste ka qenë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Por në vitin 2003, me vendim të administratës së presidentit Xhorxh Bush, emri i tij u nxorr nga lista e personave që promovojnë ekstremizëm.
Për herë të parë lista e zezë amerikanë u publikua më 26 janar të vitit 2001. Deri më tani, kjo ka pësuar ndryshime disa herë. Vendimi i presidentit amerikan Barak Obama për vazhdimin e sanksioneve është vendosur edhe në faqen zyrtare të internetit të Shtëpisë së Bardhë.
Shkëlzen Aqifi