E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të ketë një imazh jo të mirë për trajtimin e nevojshëm të pacientëve, në disa raste për shkak të mos diagnostifikimit me kohë të sëmundjes apo edhe për përshkrim të gabuar të medikamenteve.
Oda mjekėsore do t'i analizojė gabimet nė shėndetėsi








Shumë qytetarë përballen me situata të vështira kur mjekët iu kërkojnë atyre të përdorin terapi të ndryshme, madje edhe të gjatë, duke mos gjetur saktë shkaktarin e sëmundjes te pacientët.

Krijimi i odës së mjekëve do të mundësojë që të diskutohen dhe analizohen gabimet e mundshme mjekësore.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të ketë një imazh jo të mirë për trajtimin e nevojshëm të pacientëve, në disa raste për shkak të mos diagnostifikimit me kohë të sëmundjes apo edhe për përshkrim të gabuar të medikamenteve.

Ministria e Shëndetësisë, ka formuar ditë më parë Odën e Mjekëve të Kosovës. Zëdhënësi i këtij institucioni, Faik Hoti bën të ditur se gabimet eventuale të punonjëseve shëndetësorë në të ardhmen do t’i trajtojë Oda e Mjekëve të Kosovës .

“Është shumë e vërtet që brenda vitit regjistrohen me miliona gabime edhe në spitalet e vendeve të Bashkimit Evropian mirëpo krijimi i Odës së Mjekëve do të mundësoj që të respektohen më tepër normat etike në institucionet shëndetësore, faktikisht zhvillohen si duhet normat disiplinore aty ku ka gabime dhe duke e reduktuar numrin e gabimeve të arrihet një profesionalizëm”.

Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani shpjegon se në rastet kur konstatohet se mjeku ka gabuar, atëherë Oda e Mjekëve mund t’i marrë atij licencën e punës.

“Në rast të ndonjë gabimi profesional, Oda e Mjekëve ka për detyrë t’u merr licencën e punës dhe besoj do të rritet përgjegjësia e personelit shëndetësor ndaj atyre që vijnë për ti marr këto shërbime”

Në Evropë llogaritet që ka mbi 5 milionë pacientë të prekur nga gabimet mjekësore brenda një viti. Në Kosovë po ashtu bëhen gabime mjekësore, por që verifikimi i tyre deri më tani ka qenë i pamundshëm. Ndonëse shëndetësia kosovare nuk ka pas një sistem të organizuar për raportimin e gabimeve mjekësore, qytetarët e prekur nga to nuk kanë bashkëpunuar shumë as me inspektoratin shëndetësor dhe as me komisionet disiplinore duke refuzuar të deklarojnë për to.

Publikuar: 07.10.2011 | 09:01
Lexuar: 490 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime