Gjendja aktuale në rajon do të jetë temë kryesore e takimit dyditësh të presidentëve të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe nikoqirit të takimit presidentit shqiptar Bamir Topi.
Presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi u takuan në Vlorë.
Gjendja aktuale në rajon ishte temë kryesore e takimit dyditësh të presidentëve të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe nikoqirit të takimit presidentit shqiptar Bamir Topi.
Takimi i përbashkët midis katër shefave të shteteve vijoi pas një vargu të mosmarrëveshjeve midis Prishtinës dhe Shkupit, si dhe Podgoricës dhe mosftesa e presidentit kosovar Fatmir Sejdiu në disa takime.
Së pari ishte mosftesa për Sejdiun në inaugurimin presidentit të Maqedonisë Ivanov, pastaj vijoi vizita e anuluar e presidentit kosovar në Maqedoni.
Sejdiu nuk ishte ftuar as në takimin në Cetinje, ndërsa presidenti shqiptar javën e kaluar nuk mori pjesë në takimin e shefave të shteteve ose qeverive të Evropës Juglindore dhe Qendrore në Novi Sad, në shenjë pakënaqësie, meqë presidenti i Kosovës edhe atje ishte në mesin e të ftuarve.