E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendëskryeministri kosovar Hajredin Kuçi në deklaratë për gazetën thekson se qëllimi i dialogut që tani udhëhiqet mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së është që të lidhet marrëvedhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë dhe se autoritetet kosovare punojnë në realizimin e qëllimit të tillë.
Prishtina do tė pranonte lidhjen e marrėveshjes paqėsore me Serbinė edhe pa njohjen e pavarėsisė sė Kosovės







- Autoritetet kosovare janë të gatshme që në fund të procesit negociues të nënshkruajnë marrëveshje paqësore me Serbinë, pa vendosjen e parakushteve për pranimin e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit, botoi gazeta prishtinase "Koha Ditore".

Zëvendëskryeministri kosovar Hajredin Kuçi në deklaratë për gazetën thekson se qëllimi i dialogut që tani udhëhiqet mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së është që të lidhet marrëvedhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë dhe se autoritetet kosovare punojnë në realizimin e qëllimit të tillë.

"Marrëveshjet paqësore historikisht tregojnë se shtetet nënshkruese me to i zgjedhin të gjitha problemet paraprake, i ndërprejnë konfliktet dhe fillojnë bashkëpunim", theksoi Kuçi.

Sipas tij, autoritetet kosovare janë të gatshëm në lidhjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë, nën kusht që me të ta mbrojnë shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Publikuar: 07.10.2011 | 11:40
Lexuar: 555 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime