"Soni" dëshiron ta integrojë pjesën e telefonisë mobile midis prodhimeve tjera që i prodhon kompania, me qëllim që të kursejë para.
Kompania japoneze "Soni" së shpejti do të mund ta blejë "Erikson"-in nga gjiganti mobil sedezo-japonez "Soni Erikson", shkruan "Uoll Strit Xhurnal", duke iu referuar "burimeve me informacion të mirë".
"Soni" dëshiron ta integrojë pjesën e telefonisë mobile midis prodhimeve tjera që i prodhon kompania, me qëllim që të kursejë para.
Pjesa e pronësisë së "Erikson"-it në kompani nga ana e analistëve vlerësohet në rreth një deri 1,2 miliardë euro.
Në "Soni Erikson" tani për tani askush nuk dëshiron t'i komentojë të dhënat e tilla.
"Asnjëherë nuk komentojmë thashetheme dhe spekulime", thotë zëdhënësi i "Erikson"-it, Ula Rem