E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtori i Seminarit të Albanologjisë, doc. dr. Fehari Ramadani, vlerëson se bashkërisht kemi arritur t’i përmbushim të gjitha detyrat e parapara sipas programit dhe se kemi arritur që këtë Seminar, të pestin me radhë, ta bëjmë plotësisht të suksesshëm.
Seminari i V Ndėrkombėtar i Albanologjisė i pėrfundoi me sukses punimet e tij



Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, të mërkurën i përfundoi punimet Seminari V Ndërkombëtar i Albanologjisë. Prej 3 deri 4 tetor të këtij viti, në godinën e studimeve të disperzuara në Shkup, Seminari i sivjetmë i zhvilloi me sukses punimet, në temën bosht: ,,Sfidat e kulturës shqiptare në shekullin e ri”, në të cilin studiuesit nga vendi, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, me kumtesat e tyre referuan në katër sesionet shkencore: Sesioni shkencor i gjuhësisë, me temë: ,,Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”; Sesioni shkencor i letërsisë, me temë: ,,Romani shqiptar pas viteve të 90-ta”; Sesioni shkencor i etnokulturës, me temë: ,,Toponimia në trevat lindore, dëshmi e autoktonisë shqiptare” dhe Sesioni shkencor i historisë, me temë: ,,Shkupi qendër e rëndësishme politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore në shekujt XIX-XX”.

Vlen të theksohet se në këtë aktivitet, të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, morën pjesë emra të njohur në shkencat e albanologjisë dhe historiografisë shqiptare, si: Rami Memushaj, Shezai Rrokaj, Asllan Hamiti, Begzat Baliu, Salajdin Salihu, Nebi Dervishi, Akademik Ali Aliu, Emin Kabashi, Fatmir Sulejmani, Marenglen Verli, Beqir Meta, Fehari Ramadani dhe studiues të tjerë të fushave të lartpërmendura.

Drejtori i Seminarit të Albanologjisë, doc. dr. Fehari Ramadani, vlerëson se bashkërisht kemi arritur t’i përmbushim të gjitha detyrat e parapara sipas programit dhe se kemi arritur që këtë Seminar, të pestin me radhë, ta bëjmë plotësisht të suksesshëm.
Seminari i V Ndërkombëtar i Albanologjisë i përfundoi me sukses punimet e tij

Kumtesat e pjesëmarrësve të këtij Seminari janë përcjellë me një interesim të madh, jo vetëm nga ana e studiuesve, por edhe nga studentët e Universitetit tonë, për të cilët kjo do të jetë një përvojë e paharruar. Kumtesat e seminaristëve ishin shumë të rëndësishme, pasi në to u trajtuan tema aktuale dhe me interes nga fusha të ndryshme të albanologjisë.

Të katër sesionet shkencore të Seminarit janë karakterizuar nga një atmosferë e vërtetë pune. Rreth 60 kumtesat e lexuara në këto sesione shkencore shpresojmë t’i kenë çuar përpara studimet në të katër fushat e albanologjisë, duke dhënë një kontribut të çmueshëm për shkencën shqiptare, tha doc. dr. Fehari Ramadani.

Në kuadër të punimeve të Seminarit, studiuesit e vizituan Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Në këtë takim, drejtori i Institutit, Shefqet Zekolli, falënderoi seminaristët për këtë vizitë dhe i njohu për rrjedhën e punëve në këtë institucion të rëndësishëm shkencor për shqiptarët e Maqedonisë.

Përndryshe të gjitha kumtesat e referuesve do të botohen në Edicionin e veçantë të Seminarit V Ndërkombëtar të Albanologjisë.

Publikuar: 07.10.2011 | 14:42
Lexuar: 715 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime