E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përkujtoi se Maqedonia ka stabilitet makroekonomik me inflacion të ulët i cili në mesatare arrin 2 për qind, financime publike të ribalancuara me deficit të ulët buxhetor, kurs stabil devizor dhe debi publike të ulët i cili shënon nën 26 për qind nga bruto prodhimet vendore.
Ivanov i ftoi biznesmenėt rumun tė investojnė nė Maqedoni
- Për ne Rumania është partner i rëndësishëm dhe me rëndësi kyçe për të dy vendet është intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik i ndërsjellë posaçërisht gjatë këmbimit tregtar, u rekomandoi presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov biznismenëve rumun në Biznes forumin e sotëm që mbahet në Odën për tregti dhe industri. Në Forumin, krahas kompanive të Maqedonisë dhe Rumanisë marrin pjesë edhe kompani nga Italia.

Siç informoi raportuesi i MIA-s, Ivanov u bëri thirrje biznismenëve rumun që ta vizitojnë Maqedonië dhe t'i shfrytëzojnë përparësitë e tyre gjatë realizimit të biznes planeve të tyre jo vetëm në tregun e Maqedonisë, por edhe për mbarë rajonin.

Përkujtoi se Maqedonia ka stabilitet makroekonomik me inflacion të ulët i cili në mesatare arrin 2 për qind, financime publike të ribalancuara me deficit të ulët buxhetor, kurs stabil devizor dhe debi publike të ulët i cili shënon nën 26 për qind nga bruto prodhimet vendore.

"Kemi kompani përgjegjëse me prodhues konkurrent të cilat munden të hasen në tregun tuaj pasi që ata janë të kërkuar si në suaza botërore ashtu edhe nga konsumatorët rumun. Për këtë pres me angazhimin tuaj që disbalansimi tregtar të zvogëlohet në të ardhmen", theksoi Iavnov.

Vlerësimi i përgjithshëm i biznismenëve të Maqedonisë dhe Rumanisë është se bashkëpunimi më i madh dhe shfaqja e përbashkët në tregjet e treta është dalja nga kriza ekonomike botërore. Nga pala rumune kompanitë e Maqedonisë ishin të ftuara të marrin pjesë në Forumin e investimeve ekonomike që Rumania do ta organizojë së bashku me Kinën dhe Rusinë në vitin 2012.

Biznismenët rumun shfaqën interes për investim dhe bashkëpunim me kompanitë e Maqedonisë. Posaçërisht janë të interesuar për bashkëpunim me kantinat e verës të Maqedonisë të cilat siç ishte e theksuar prodhojnë verë cilësore, si dhe me kompani që merren me nutricizëm.. Kërkoi edhe vendosje të çarter fluturimeve nga Krajova deri në Ohër që do të kontribuonte për zhvillim të turizmit.

Nga pala e Maqedonisë ishte e theksuar se mundësitë për investim në Maqedoni janë të volitshme me norma të ulëta tatimore dhe me pako beneficione për ndërtim të fabrikave në TIRZ.

Këmbimi tregtar gjithsej me Rumaninë në shtatë muajt e parë të vitit shënon 87 milionë dollarë amerikane, me deficit tregtar në anën e Maqedonisë. Në krahasim me shtatë muajt e parë të vitit të kaluar këmbimi tregtar është zvogëluar për 15 për qind.

Sipas axhendës, sot presidenti Ivanov do të takohet edhe me përfaqësues të pakicës maqedonase në Rumani, ndërsa për Orden për shërbime për Maqedoninë në mënyrë post humane do ta dekorojë Liana Dimitresun. Ordenin do ta pranojë nëna e saj Konstantina Dimitresku, kryetare aktuale e Asociacionit të Maqedonisë.

Liana Dimitresku ishte përfaqësuesja e parë e Maqedonisë në parlamentin e Rumanisë në të dy mandatet prej vitit 2004 deri në vitin 2008 dhe prej vitit 2008 deri në vitin 2011. Në mënyrë të gjithanshme e ndihmonte iniciativën për pranim të bashkësisë maqedonase si pakicë zyrtare në Rumani.

Publikuar: 07.10.2011 | 14:50
Lexuar: 499 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime