Çështja e avancimit të bashkëpunimit në sektorin energjetik ishte tema kryesore e bisedimeve në takimin e pestë të Komisionit ndërqeveritar Maqedoni-Rusi për bashkëpunim tregtaro-ekonomik dhe tekniko-shkencor që u mbajt në Ohër.
- Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse po përgadisin tekst për inkuadrimin e Maqedonisë në projektin "Rrjedha jugore", si një prej prioriteteve strategjike për sigurim të stabilitetit në furnizimin me gaz dhe në përgjithësi për stabilitetin e sektorit energjetik të Maqedonisë, theksoi sot në Ohër zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski.
Çështja e avancimit të bashkëpunimit në sektorin energjetik ishte tema kryesore e bisedimeve në takimin e pestë të Komisionit ndërqeveritar Maqedoni-Rusi për bashkëpunim tregtaro-ekonomik dhe tekniko-shkencor që u mbajt në Ohër.
"Konstatuam se këmbimi i ndërsjellë shënon trend pozitiv tatëpjetë. Theks i veçantë është vendosur në konstatimet e marrëdhënieve të ndërsjella, bashkëpunimin në pjesën e energjetikës, komunikacionin hekurudhor, turizëm, bashkëpunimin rajonal dhe kulturor. Madje Komisioni konkludoi se ka avancim në sektorin energjetik, si një prej më të rëndësishmëve në marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse", theksoi Stavreski.
Madje ai theksoi se është regjistruar progres pozitiv në realizimin e projekteve më të rëndësishme të përbashkëta që është planifikuar të realizohen midis dy vendeve.
"Është konfirmuar kënaqësia nga inkuadrimi i firmave ruse në modernizimin e hido dhe termo kapaciteteve në Maqedoni dhe në këtë drejtim gjithsesi se pjesëmarrja dhe rëndësia që firmat ruse e kanë në sektorin energjetik, në pjesën e investimeve, para se gjithash në miniera ku firmat ruse veçmë janë të pranishme këtu. Për segmentet e tjera Komisioni konstatoi se do të vazhdojë bashkëpunimi dhe përpjekjet që të vendosen raporte shumë më të mira në pjesën e zhvillimit të turizmit ku edhe kemi krijuar kornizë juridike me marrëveshje të nënshkruara. Mbetet që në periudhën e ardhshme sektori privat ta bëjë atë që duhet në drejtim të prezantimit të mundësive të dy vendeve", tha zëvendëskryeministri Stavreski.
Ai shfaqi pritje për zhvillim të bashkëpunimit në pjesën e kulturës, para se gjithash përmes realizimit të projektit për hapje të qendrave kulturore në Shkup dhe Moskë, por edhe në sferën e arsimit, përmes nënshkrimit të dokumentit për njohje të diplomatëve të të dy vendeve.
Nga ana e Maqedonisë është kërkuar edhe rritje e kuotave për studentët e Maqedonisë të cilët me ndihmën e Federatës Ruse do të studionin në Rusi, posaçërisht në sferat e energjetikës dhe gazifikimit, ku nevojitet kuadër cilësor që do të kontribuojë për realizimin e projekteve të rëndësishme të parapara për periudhën e ardhshme.
Zëvendës-ministri rus i Zhvillimit Rajonal Maksim Travnikov dakordohet për nevojat nga zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të përgjithshëm midis dy vendeve.
"Biseduam për mundësinë për avancim të komponentës më perspektive dhe më të rëndësishme të bashkëpunimit tonë, ndërsa ajo është energjetika.Folëm për atë që është realizuar deri më tani, ajo që po realizohet në vijim dhe për perspektivat e ardhshme, nga aspekti i modernizimit të sistemit energjetik në Maqedoni, me pjesëmarrje të mundshme të kompanive ruse", tha nga ana e tij zëvendës-ministri rus i Zhvillimit Rajonal Travnikov.
Ai vërejti në mundësitë për avancim të bashkëpunimit të Maqedonisë me rajonet e caktuara ruse, si aktivist me potencial të madh ekonomik.
"Qeveria e Federatës Ruse është e gatshme t'i mbështesë të gjitha iniciativat për intensivikim të kontakteve me rajonet ruse. Këtu folën për promovim eventual të disa prodhuesve të Maqedonisë në tregun rus, siç janë prodhuesit e perimeve, pemëve, verës, janë në drejtim të gjetjes së mundësive të reja, deri më tani të pashfrytëzuara", tha Travnikov.
Këmbimi tregtar është formë dominante e bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë dhe Rusisë, ndërsa Federata Ruse vazhdimisht është midis dhjetë partnerëve tregtar të Maqedonisë.
Këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Rusisë gjatë gjysmës së parë të këtij viti arriti në 374,3 milionë dollarë, që është për 39 për qind më shumë se sa për periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Pala e Maqedonisë në këmbim shënon deficit të lartë tregtar me ç'rast mbulimi i importit dhe eksport nuk tejkaloi pesë për qind, që është meritë e importit të energjenseve pa të cilat këmbimi i jashtëm do të ishte i balancuar.