Unë edhe si profesor i Historisë kam pasur idolët e mi që më kanë inspiruar gjatë të kaluarës ës tyre është Aleksandri i Madhe Leka i Madh që më ka pëlqyer shumë, në mesjetë është Skënderbeu, në kohën e re që më ka lënë përshtypje të madhe është Napoleon Bonaparta dhe në kohën bashkëkohore pas luftës së dytë botërore, Çerçili.
Personazhin që do ju sjellim në këtë intervistë, lexues të dashur, është shumë i njohur për ju. Mirëpo YllPress.com do ju sjell historianin, ish-deputetin, ish-kryetarin e komunës, Ministrin aktual të Pushtetit Vendor, Nevzat Bejtën, në një rrëfim ndryshe, atë që nuk e njihni shumica prej jush. Bejta ka folur për fëmijërinë e tij, familjen, ditën e zakonshme, hobit, ushqimin e preferuar, natyrën pasi, çdo që na afrohet, afrohet sa ka dashuri, thotë mes tjerash në intervistë...të tjerat do i mësoni në vazhdim....
YllPress:- Si fillon dhe mbaron një ditë ë zakonshme për ju?
Nevzat Bejta:- Unë jam njeri me parime. Dita fillon në orarin e paraparë. Edhe kur jam edhe kur nuk jam i angazhuar në punë zgjohem herët, i kryej obligimet e mëngjesit dhe vazhdoj pastaj me orarin e paraparë. Çdo ditë jam me angazhime, në përjashtim të shtunave afër dy vite jam duke punuar në zyrën e Bashkimit Demokratik për Integrim Dega Gostivar. Qytetarët e dinë që unë në atë kohë jam aty prej orës 11:00 deri në ora 12:00 dhe vijnë për ndonjë problem të vogël ose ndonjë hall, vijnë dhe me takojnë. Ajo me ka ndihmuar shumë që gjatë ditëve të punës që i kryej në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale jam shumë rehat nga qytetarët, se ato janë shumë të disiplinuar, e presin ditën e shtunë Si Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, orari varet nga agjenda. Orari i punës për mua përfundon në ora 23:00. Kur kemi seanca qeveritare deri sa përfundojnë seancat që ndodh edhe pas orës 24. Ajo gjë nuk më lodhen, ajo gjë mua më gëzon. Rregullisht në ora 23:00 jam aktiv dhe i ndjek të gjitha mediat çfarë shkruajnë për situatën e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë, në regjion dhe situata e përgjithshme në Evropë dhe botë. Nuk mund të shkoj në gjumë pa i shfletuar mjetet e informimit dhe në pushim shkoj pasi të jem i kompletuar me informacione.

YllPress:- Çfarë është familja për ju?
Nevzat Bejta:- Për mua familja është gjëja më e rëndësishme. Gjithnjë kam thënë për ta parë një personalitet se sa është i vlefshëm duhet ta shohësh se si e ka familjen. Unë përveç punëve partiake, shumë rëndësi i kushtoj familjes. Nuk do të kishte kuptim aktiviteti im në politik nëse anëtaret e familjes time nuk janë në rrugën e drejtë. Shumë i kushtoj rëndësi familjes, unë gjejë kohë edhe për fëmijët edhe për shoqen dhe gjithnjë jemi në kontakt. Deri më tash jam shumë i kënaqur nga familja dhe fëmijët janë në rrugën e njerëzisë. Nëse ato nuk do të ishin në rrugën e njerëzisë, do të kishin qenë në media për jo mirë, pasi unë jam person publik mbi 30 vite, qoftë si profesor, deputet, kryetar komune, qoftë tash edhe si ministër i vetëqeverisjes lokale. Kam tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Vajza ka mbaruar fakultetin Juridik është e martuar me një djalë që i ka mbaruar studimet në Universitetin e Bosforit në Turqi. Djali i madh, e ka mbaruar shkollën e mesme në SHBA dhe tash është në përfundim të fakultetit në Tiranë. Edhe ai është i martuar me një vajzë që shkollën e mesme e ka mbaruar në Zvicër, kurse studimet i ka kryer në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Kurse djali i vogël e ka mbaruar shkollën e mesme në Kolegjin Jahja Kemal në Shkup dhe sivjet është student i ri brucosh në kolegjin amerikan poashtu në Shkup. Dashtë zoti që kështu siç kanë punuar të vazhdojnë gjithë jetën të punojnë në interes të njerëzisë dhe në interes të kombit që ato i takojnë.

YllPress:- Çfarë është vendlindja për ju?
Nevzat Bejta:- Unë jam ndoshta pak më ndryshe prej të tjerëve. Jam i lidhur shpirtërisht me vendlindjen për shkak se në vendin ku kam lindur ka lindur shpirti, aty ku ke lindur, aty kërkon që të kthehesh. Jam shumë i lidhur me vendlindjen. Jam i lindur në lagjen Çejanë që njihet me emrin fshati Dufë dhe kur e vizitoi vendlindjen aty ndjej qetësinë dhe rahatinë shpirtërore dhe ndjej kënaqësi të madhe. Nëse kam ndonjë shqetësim sa arrijë në vendlindje ato më hiqen dhe prandaj jam shumë i lidhur me vendlindjen. Nuk është larg nga qyteti i Gostivarit është afër, ndodhë që dy herë në javë ta vizitoj vendlindjen qoftë kur kam kohë ditën ose edhe natën. Në vendlindjen time nuk ka banor, por falë iniciativës time kemi filluar ta ringjallim lagjen në të cilën ka lindur, për shkak të lidhjes që e kam me vendin ku më ka lindur shpirti.
YllPress:- Çfarë kujtoni nga fëmijëria?
Nevzat Bejta:- Nga fëmijëria kam shumë kujtime dhe ato i kam të argumentuara me fotografi. Kam fotografi prej moshës një vjeçare e deri më ditën e sotme dhe kanë ngelur në arkivin tim. Ato më kujtojnë shumë gjëra. Fëmijërinë e kam jetuar në vendlindje deri në moshën 7 vjeçare. Më kujtohet që kujdesesha shumë për dhentë dhe viçat dhe për këtë arsye e di çdo luginë, përrua, kroje, livadh e kodrinë. Në këtë moshë çdoherë kthehem te ato vende që i kam shëtitur. Në moshën 7 vjeçare kam ardhur në qytetin e Gostivarit pa prindërit. Ajo më ka lënë mbresa shumë interesante për shkak se si një fëmijë pa prindër në moshë të tillë i kam vizituar shumë institucione, spitale, barnatore, dyqane të ndryshme dhe të gjithë ata të cilët më kanë ledhatuar në atë moshë unë nuk iu harrojë kurrë edhe pse ata nuk e mbajnë mend, por unë tash kam ardhur në këtë pozicion që jam dhe i nderoj shumë. Ato habiten pse ky njeri na nderon kaq shumë për shkak se nuk e mbajnë mend në moshën 7 vjeçare më kanë ledhatuar. Do ta kujtoj një rast: Kur unë mërdhija shkoja te koftori i një ëmbëltore për tu ngrohur ku ëmbëltorexhiu me jepte për të ngrënë gjëra që ata nuk mund ti shisnin. Pasi që u bëra profesor, deputet, kryetar komune dhe tash ministër, rregullisht shkoja dhe shkoj ti vizitoj. Ai një ditë më tha pse me viziton, pse me bënë kaq shumë nderë, çfarë kam bërë unë për ty? Dhe kur i tregova se kur kam qenë 7 vjeç me ke ushqyer atij ju mbushën sytë me lot dhe jemi shumë miq shumë të afërt. Shkollën fillore dhe të mesme i kam mbaruar në qytetin e Gostivarit, kurse studimet në Universitetin e Prishtinës. Si fëmijë prej moshës 8 vjeçare kam punuar, në moshën 13 vjeçare kam shkuar për punë në Bosnjë në qytetin Bosanski Shamak pastaj në Orashçe, Brçko e shumë qytete tjera. Në moshën 17 vjeçare kam punuar edhe në Prishtinë, pastaj si student kam punuar në shumë ndërmarrje.

YllPress:- Cili është hobi juaj?
Nevzat Bejta:- Kam pasur shumë hobi. Kur isha si fëmijë kam pasur dashuri të madhe ndaj arteve marciale që më inspironin filmat e Bruce Lee-ut dhe kam ushtruara karate. Nga fëmijëria luaj shah. Tash si hobi e kam shëtitjen me motokros, ku i vizitoj kodrat dhe malet. I shëtiti të gjithë bjeshkët dhe malet në pjesën e Maqedonisë Perëndimore dhe bashkë me anëtaret tjerë të shoqatës së motoristëve i shohim të gjithë bukuritë e vendbanimeve tona, vendbanimeve shqiptare që ato bukuri rrallë i ka ndonjë vendbanim tjetër.
YllPress:- Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?
Nevzat Bejta:- Unë vend të preferuar e kam qytetin më të dashur që në kohën Antike është quajtur Konstadinopolis kurse sot është Stambolli. Edhe atje ndjej kënaqësi shpirtërore dhe atë qytet e adhuroj shumë.
YllPress:- Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju bën të pikëlluar?
Nevzat Bejta:- Të lumtur mua më bën jeta ime kur gjatë aktiviteteve të mia ju kryej njerëzve shërbime të cilat ato kanë nevojë, kur i ndihmojë dikujt e kam ushqim shpirtëror. Kur nuk mund ti ndihmoj dikujt atëherë kam dëshpërim. Shpirti më kënaqet kur ju dal në ndihmë njerëzve të cilat kanë nevojë dhe kur u kryej këtyre njerëzve punë atëherë jam njeriu më i lumtur dhe me mbushët i gjithë trupi me oksigjen dhe me duket sikur fluturoj. Të lumtur më bëjnë sukseset që i arrijë, kurse sukseset i bëjë që shoqëria jonë, qytetarët tonë dhe pjesëtarët e kombit tonë të kenë një ardhmëri më të mirë.
YllPress:- Cili është ushqimi juaj i preferuar?
Nevzat Bejta:- Unë jam njeri tradicional dhe nuk jam adhurues i restoranteve. Ushqimet të cilat janë përdor nëpër fshatra, ato janë ushqimet e mia më të preferuara, ku bëjnë pjesë patatet, fasulja, mishi dhe vezët dhe çdo gjë që del nga toka dhe nga uji.
YllPress:- Çfarë muzike dëgjoni dhe cilat lloj filmash ju pëlqejnë?
Nevzat Bejta:- Është muzika me karakter nacional është folklori kombëtar sepse kam qenë valltar profesionist në dy shoqëri Ramiz Sadiuku dhe Bajram Curri si student, vallet me karakter nacional dhe këngët me karakter kombëtar. Kohëve të fundit dëgjo muzikë që e bënë qetësimin e shpirtit nga instrumenti i vjetër 6 mijë vite Ney që është muzika më e preferuar e filozofit të famshëm me prejardhje Persiane Xhalalaudin Mevlana.
YllPress:- Cili është idoli juaj?
Nevzat Bejta:- Unë edhe si profesor i Historisë kam pasur idolët e mi që më kanë inspiruar gjatë të kaluarës ës tyre është Aleksandri i Madhe Leka i Madh që më ka pëlqyer shumë, në mesjetë është Skënderbeu, në kohën e re që më ka lënë përshtypje të madhe është Napoleon Bonaparta dhe në kohën bashkëkohore pas luftës së dytë botërore, Çerçili.
YllPress:- Ndonjë mesazh për lexuesit e YllPress.com?
Nevzat Bejta:- Mesazhi është që gjithë jetën të punojnë, gjithë jetën të veprojnë sipas logjikës dhe çdoherë duhen të jenë të kujdesshëm për çdo gjë e gjallë që të rrethon dhe që të afrohet. Asgjë nuk afrohet rastësisht, çdo gjë që afrohet qoftë shpezë, kafshë apo qoftë edhe njëri, afrohet se ka dashuri/ Ku ka dashuri aty ka edhe sukses, ku nuk ka dashuri ka mort.