Për këtë, Bleona e cila po punon me Timbaland-in për disa këngë të reja, ka demonstruar një foto të vitit 2008 në një koncert ku paraqitet mbi një motor dhe me një body të artë dhe një tjetër foto të Gaga-s në një performancë të vitit 2011, edhe ajo me motor në skenë, po me veshje të ngjashme.
Është e çuditshme sesi një muzikant mund të frymëzojë artistë të tjerë. Mendjet e mëdha mendojnë njëlloj. Me këtë shprehje të cituar në Twitter, këngëtarja shqiptare që jeton në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, Bleona Qerreti, ka dashur të argumentojë se kontroversja Lady Gaga, fenomeni i muzikës së dy viteve të fundit, ka kopjuar Bleonën gjatë një prej performancave të saj më të fundit nëpër koncerte.
Për këtë, Bleona e cila po punon me Timbaland-in për disa këngë të reja, ka demonstruar një foto të vitit 2008 në një koncert ku paraqitet mbi një motor dhe me një body të artë dhe një tjetër foto të Gaga-s në një performancë të vitit 2011, edhe ajo me motor në skenë, po me veshje të ngjashme.
Sipas Bleonës, Gaga duhet të ketë eksploruar mirë e mirë në Google për të parë se kush është artistja shqiptare, në mënyrë që ta ketë kopjuar, edhe pse me shumë gjasa Gaga as që e di se ekziston një Bleona Qerreti.