E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një intervistë për Deutsche Welle Sydow thekson se në Shqipëri skena politike dominohet nga polarizimi partiak, i cili ka zhgënjyer shqiptarët në dekadat e fundit.
Sydow: Politika nuk ka treguar vullnet pėr ēėshtje thelbėsore








Pas miratimit të një rezolute për situatën në Ballkanin Perëndimor nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, hartuesi i raportit dhe kryetar për Çështjet Politike, Björn von Sydoë, analizon gjendjen në Ballkan.

Në një intervistë për Deutsche Welle Sydow thekson se në Shqipëri skena politike dominohet nga polarizimi partiak, i cili ka zhgënjyer shqiptarët në dekadat e fundit.

“Situata politike shfaqet e ngrirë në pamjen e saj për pothuaj rreth 20 vite. Të dy partitë kryesore politike nuk kanë treguar vullnet politik për të arritur konsensus për çështje thelbësore. Që të dyja partitë kryesore, lidhur me demokracinë e brendshme në parti, kanë ende ndikime nga sistemi i vjetër politik në Shqipëri” tha Bjőrn von Sydow.

I pyëtur për pikëpamjet që u shprehën për Shqipërinë gjatë debatit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, që përfundoi me miratimin e rezolutës për situatën politike në Ballkanin hartuesi i raportit dhe kryetar për Çështjet Politike thekson : “Në raportin tim janë dy aspekte pozitive: së pari që rezultatet e zgjedhjeve lokale të 8 majit po pranohen nga popullsia, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e Kryebashkiakut të Tiranës; aspekti tjetër është angazhimi i dy partive kryesore dominante për të kryer reformën elektorale”.

“Por në debatin në Asamblenë Parlamentare pati edhe nga ata që u shprehën se nuk janë optimistë para se të shohin realizimin e këtij angazhimi. Nga angazhimet të dyja partitë duhet të kalojnë në veprime konkrete”, thekson më tej Sydow.

Ndërkohë i pyetur pse Shqipëria mbetet një vend që ngre shqetësime në institucionet europiane, në rastin konkret në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Bjőrn von Sydoë thekson se shkaku kryesor është mungesa e konsensusit për çështje bazë, themelore mes dy partive kryesore, gjë që është e domosdoshme në një sistem politik dypartiak.

“Kjo është shqetësuese. Për Këshillin e Europës, Komisionin Europian dhe institucionet e tjera të BE-së është shumë shqetësues, fenomeni i bojkotit të Parlamentit nga njëra prej partive kryesore

Publikuar: 08.10.2011 | 09:18
Lexuar: 299 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime