Kriza debitore greke dhe kriza në eurozonë, sipas tij, mund të ndikojnë në Maqedoni.
Maqedonia duhet të jetë falënderuese që nuk është pjesë e eurozonës dhe që mund ta mbajë ekonominë e saj konkurente, thotë ish-këshilltari i Qeverisë së Maqedonisë Martin O. Hatçinson në Internet-intervistën për Zërin e Amerikës.
Hatçinson konsideron se kriza debitore greke për Evropën në vetëvete, nuk do të thotë shumë.
"Ky është korrigjim i gabimeve të bëra në vitin 1981 dhe 2002, pastrim i rrëmujës së krijuar me subvencionim tejmase të Greqisë, duke lejuar që standardi i tyre jetësor të jetë plotësisht jokonkurrent. Problemi tani është që bursat e zgjeruan mosbesimin për aftësinë pagesore edhe të vendeve tjera në Evropë. Kjo mund të zgjidhej me kthimin e dhrahmisë, por tani është kërcënim për gjithë Bashkimin Evropian", thotë Hatçinson.
Kriza debitore greke dhe kriza në eurozonë, sipas tij, mund të ndikojnë në Maqedoni.
Në pyetjen se cilat janë hapat që Qeveria e Maqedonisë duhet t'i ndërmerr që ta minimizojë efektin negativ ndaj ekonomisë, Hatçinson thotë se duhet të bëhet gjithçka që të realizohet teprica buxhetore.
Ai konsideron se është e domosdoshme që Maqedonia në mënyrë efikase ta integrojë ekonominë e saj me Bashkimin Evropian në tërësi, që, sipas tij, do të rezultojë në anëtarësimin në Union kur kjo do të jetë e mundshme.
Për arritjet e ekonomisë së Maqedonisë gjatë 10 viteve të fundit, Hatçinson, thotë se sipas të dhënave ekonomike, përparimi dukshëm është i rëndësishëm, ndërsa në qoftë se sërish do ta këshillonte Qeverinë propozon të krijohet tepricë buxhetore.
Hatçinson është investitor me përvojë ndërkombëtare 25-vjeçare. E ka këshilluar Qeverinë e Maqedonisë për kthim të kursimeve të sekuestruara të 800.000 kursyesve në bankat e ish-Jugosllavisë. Tani është kolumnist në publikimin Rojters brejkingvnjuz. Është autor i librit Konservativët e mëdhenj - studim për hovin, triumfin dhe rënien e konservatizmit britanik.