Edhe Ministri i Bashkimit Evropian, Egemen Baësh tërhoqi vëmendjen mbi përkimin e deklaratave të Sarkozit përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Deklaratave të Sarkozit i cili ka kritikuar Turqinë nga Armenia, Ankaraja nuk vonoi tu përgjigjet ashpër.
Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu duke u shprehur se deklaratat kanë për të dëmtuar marrëdhëniet Turqi Armeni tha: "Në fillim le të shohin pak veten në pasqyrë.
Një vend me një të kaluar kolonialiste nuk ka të drejtë ti japë leksione Turqisë".
Edhe Ministri i Bashkimit Evropian, Egemen Baësh tërhoqi vëmendjen mbi përkimin e deklaratave të Sarkozit përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë.
"Detyra e politikanëve është që ti japin drejtim të ardhmes. Zoti Sarkozi, ta lërë rolin e historianit dhe të lodhë pak mendjen se si do të shpëtojë vendi i tij prej vorbullës ekonomike.
Në qoftë se ai do të bënte projekte për të ardhmen e Bashkimit Evropian, kjo do të ishte më e dobishme edhe për Evropën edhe për Francën por edhe për qetësinë botërore.
Ne këtë e quajmë vetëm një shfrytëzim të rastit përpara zgjedhjeve që po afrojnë në Francë, sepse nuk ka kuptim të komentohet ndryshe".