Nëse dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte gatishmërinë e liderëve të dy shteteve të pavarura që me sukses të fillojnë një kapitull të paqes dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë, atëherë që sot jam i gatshëm për një dialog të tillë, tha Thaci në një intervistë për të përditshmen Danas.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur sërish gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, por vetëm si dy shtete të pavarura.
Nëse dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte gatishmërinë e liderëve të dy shteteve të pavarura që me sukses të fillojnë një kapitull të paqes dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë, atëherë që sot jam i gatshëm për një dialog të tillë, tha Thaci në një intervistë për të përditshmen Danas.
Tre ditë më parë Thaci përjashtoi cdo mundësi për dialog të karakterit politik me Serbinë.
Ndërsa në një intervistë për RTV Ora News me gazetaren Ilva Tare tha se përsa i përket veriut të Kosovës nuk do të ketë kthim prapa dhe as kthim të status kuosë.