E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lideri i LSDM-së opozitare Branko Cërvenkovski pas vizitës së sotme në organizatën komunale të partisë në Kumanovë deklaroi se qëndrimi i LSDM-së për çështen e emrit mbetet i fortë dhe konstant.
Bisedime thelbėsore pa cėnuar identitetin nacional












Lideri i LSDM-së opozitare Branko Cërvenkovski pas vizitës së sotme në organizatën komunale të partisë në Kumanovë deklaroi se qëndrimi i LSDM-së për çështen e emrit mbetet i fortë dhe konstant.

"Vlerësoj se nevojiten negociata thelbësore që do të çojnë deri te një zgjidhje përfundimtare, e cila nuk guxon ta cënojë identitetin nacional", tha Cërvenkovski.

Duke komentuar idenë për zgjedhje të parakohshme paralamentare, Cërvenkovski theksoi se ai asnjëherë nuk ka qenë propozim i LSDM-së dhe bëri të ditur se partia e tij punon për konoslidimin e saj, të cilin deri tani e cilëson si shumë të suksesshëm.

Sipas Cërvnkovskit, rritet numri i qytetarëve që i besojnë LSDM-së, e cila siç theksoi ai, është e hapur për bashkëpunim me të githa partitë politike, duke inkuadruar edhe partnerë të koalicionit të VMRO-DPMNE-së.

Publikuar: 24.06.2009 | 17:05
Lexuar: 403 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime