E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) dhe Shoqata e Skuadrave të Formula 1 (FOTA), në një mbledhje të Këshillit Botëror të FIA-s në Paris kanë arritur një marrëveshje për kampionatin e ardhshëm. Sipas marrëveshjes rregullorja aktuale e 'Formula 1' do të mbetet e pandryshuar deri në vitin 2012.
FIA dhe FOTA bien dakord, njė kampionat nė Formula 1









Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) dhe Shoqata e Skuadrave të Formula 1 (FOTA), në një mbledhje të Këshillit Botëror të FIA-s në Paris kanë arritur një marrëveshje për kampionatin e ardhshëm.
Sipas marrëveshjes rregullorja aktuale e 'Formula 1' do të mbetet e pandryshuar deri në vitin 2012.


Në saje të marrëveshjes së arritur në Paris, vitin e ardhshëm nuk do të kemi dy kampionate, ‘Formula 1’ dhe ‘Formula alternative’ e paralajmëruar nga skuadrat e F1, të cilat ishin pjesë e FOTA-së, por do të jetë vetëm një kampionat botëror.
FIA dhe FOTA kishin mosmarrëveshje në lidhje me rregulloren e re të kampionatit 2010, e cila vendoste një kufi për shpenzimet e skuderive si dhe me të drejtat e komercialitetit.

Po ashtu, kjo marrëveshje e arritur shihet si një triumf i skuderive ndaj presidentit të FIA-s, Max Mosley, pasi ky i fundit nuk do të kandidohet për president në zgjedhjet që do të mbahen në muajin tetor. Pronari i të drejtave televizive për Formula 1, Bernie Eklston aspak nuk ka fshehur kënaqësinë e tij pasi që siç ka thënë ai “mbizotëroi mirëkuptimi”.

Javën e kaluar tetë ekipet, Ferari, Bron GP, Red Bul, Meklaren Mercedes, BMë Zauber, Reno, Tojota dhe Toro Roso, bënë publike se do të largohen nga kampionati po që se nuk ndryshohet rregullorja, e cila bënte kufizime për shpenzimet.

Publikuar: 25.06.2009 | 06:07
Lexuar: 565 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime