E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fushata “Kontrollo”, e Agjensionit maqedonas për komunikime të integruara të marketingut “Meken Erikson Grup Shkup”, është shpërblyer me “Luanin e artë mediatik”, në festivalin e 56 botëror të marketingut Kan Lajons, në Kategorinë “Përdorimi më i mirë i mediumeve ambientale”.
Luani i artė pėr “Meken Erikson Grup Shkup”













Fushata “Kontrollo”, e Agjensionit maqedonas për komunikime të integruara të marketingut “Meken Erikson Grup Shkup”, është shpërblyer me “Luanin e artë mediatik”, në festivalin e 56 botëror të marketingut Kan Lajons, në Kategorinë “Përdorimi më i mirë i mediumeve ambientale”.

Luani i artë është shpërblimi më prestigjioz botëror në lëminë e reklamimit dhe paraqet kulm të kualitetit të fushatave të paraqitura. “Kontrollo”, si fushatë për ngritjen e vetëdijes për kancerit në testise, e përpunuar për klientin “Veritas Spiriti”, fitoi në konkurrencën mes 140 fushatave të kategorisë së njëjtë nga e mbarë bota.

Agjensionit për komunikime të integruara të marketingut “Meken Erikson Grup Shkup”, është pjesë e rrjetit botëror të agjensioneve të marketingut si “Meken Erikson ëorld Grup”. Gjatë punës 11 vjeçare agjensioni ofron shërbime në lëmin e marketingut , marrëdhënieve me publikun, organizimin e ngjarjeve, komunikim korporativ dhe zgjidhje tjera për komunikime të integruara të marketingut.

“Çmimi “Luani Artë” është çmim të cilin e fitojmë në festivalin me të njohur për reklama në botë, e ky është festivali i Kanës. Çmimi ka rëndësi të madhe sepse kjo është çmim i parë, të cilën e fiton një agjencion për reklama në Maqedoni dhe më gjërë në rajon”, thotë Vladimir Dimovski, kryetar i “Meken Erikson Grup Shkup".

Publikuar: 25.06.2009 | 06:09
Lexuar: 784 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime