Këshilli inicues për ndryshime në parlamentin studentor të USHT-së, sot edhe një herë kërkoi dorëheqjen e parlamentit aktual studentor për shkak se sipas kryetarit të këshillit inicues për ndryshime, kryesia nuk janë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ata kërkojnë që edhe një herë që të bëhet konsolidimi ligjor i organeve universitare.
Nga ana tjetër kryetari i Unionit të studentëve të USHT-së, Uzairi deklaroi se ky është një grup i caktuar me qëllime të caktuara.
Parlamenti i studentëve të jep dorëheqje dhe të organizohen zgjedhje të lira në përputhje me statutin dhe ligjin nga vet studentët.
Jemi të shqetësuar për mosreagimin e Senatit ndaj kërkesave tona, dhe tani kërkojmë përgjegjësi edhe nga ushtruesi i detyrës së rektorit që njëkohësisht është edhe në krye të senatit, prof. dr. Agim Vela, tha Shaban Arsllani, kryetar i Këshillit inicues për ndryshime në PS të USHT-së.
Ne kemi fakte ku ai thotë se mua do të më bjerë këtu, do të më bjerë zëvendëskryeministri i Maqedonisë, gjë që për neve është e papranueshme. Derisa ai mundohet që ta kundërshtojë legjitimitetin tonë, ne kemi fakte ku edhe vet ai ka qenë një ndër përfaqësuesit tonë, i cili ka votuar për këtë strukturë të këtij parlamenti të studentëve", thotë Gadaf Uzairi, kryetar i PS të USHT-së.