E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë vizitave që ka zhvilluar dje në fshatrat e Korçës, kryeministri Sali Berisha tha se ai është fshatar dhe është krenar se është i tillë. Deklarimi i tij vjen pas rezultateve të fundit në zgjedhjet lokale, ku ai fitoi në fshat dhe humbi qendrat e mëdha urbane.
Berisha: Jam krenar qė jam fshatar







Gjatë vizitave që ka zhvilluar dje në fshatrat e Korçës, kryeministri Sali Berisha tha se ai është fshatar dhe është krenar se është i tillë. Deklarimi i tij vjen pas rezultateve të fundit në zgjedhjet lokale, ku ai fitoi në fshat dhe humbi qendrat e mëdha urbane.

Ndryshe nga sa kishte ndodhur në fillimet e demokracisë, kur PD fitoi qendrat urbane, tani gjërat kanë ndryshuar.

“Për kohë e kohë të tëra, ju e deklaruat Partinë Demokratike si parti fshatare. Dua t’ju garantoj se unë krenohem me secilin prej jush e me çdo fshatar e fshatare të këtij vendi, kudo që ndodhet dhe askush nuk më komplekson dot mua. Origjina ime është fshatare. Unë njoh shumë mirë lumenjtë e djersës e të mundit që ju derdhni çdo ditë, për të mbajtur familjet tuaja. Më duhet t’u them këtyre shokëve se këtë radhë, në qytetet e këtij vendi keni marrë 43 mijë vota më pak. Mos i ndani qytetarët!

Qytetarët shqiptarë janë qytetarë shqiptarë, që kanë meritën e madhe të lumenjve të djersës, me të cilat e kanë ndryshuar këtë vend, e kanë marrë mbi supe atë, nga një prej vendeve më të shkatërruara në botë dhe po e ndërtojnë me shpejtësinë më të madhe. Unë jam i bindur se duke shkelmuar mbi ëndrrën e tyre evropiane, ju nuk do të mundni kurrë të pengoni shndërrimin e saj në realitet. Ju do mund ta ngadalësoni, por edhe shqiptarët do t’u japin juve atë që meritoni”, tha Berisha. (tema)

Publikuar: 10.10.2011 | 11:13
Lexuar: 721 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime