E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mirënjohjet u ndanë në konferencën e sotme "Prodhimtari më të pastër 2008" në organizim të Qendrës kombëtare për prodhimtari më të pastër - Maqedoni, nën patronazhin e organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim industrial - UNIDO.
Mirėnjohje pėr kompanitė me prodhimtari mė tė pastėr


Qendra Klinike e Shkupit, Ndërmarrja publike transportuese - Shkup, kompanitë "Dermaso", "Karposh", MZT Hepos - Shkup, "Birraria" - Shkup, "Brako" nga Velesi, "Silmak" nga Jegunoci dhe "Bomeks Refraktori" nga Pehçeva, morën mirënjohje për përpjekjet e tyre për prodhimtari më të pastër.

Mirënjohjet u ndanë në konferencën e sotme "Prodhimtari më të pastër 2008" në organizim të Qendrës kombëtare për prodhimtari më të pastër - Maqedoni, nën patronazhin e organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim industrial - UNIDO.

Kompanitë i morën mirënjohjet për menaxhim parandalues me mjedisin jetësor nëpërmjet zvogëlimit dhe evitimin e ndotjeve, përmirësimin e profilit ekologjik të kompanive, shfrytëzim efikas të materialeve, e më së shumti energji dhe ujë gjatë prodhimtarisë.

Ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor Nexhati Jakupi, tha se BE-ja ka politikë ambicioze për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillon zgjidhje adekuade teknologjike.

"Republika e Maqedonisë si vend me status kandidat për anëtarësim të plotfuqishëm në BE, në kuadër të mundësive të saja jep kontribut drejt realizimit të kësaj politike", tha Jakupi.

Programi "Prodhimtari më të pastër 2008" zbatohet me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, prej tetorit të vitit 2007 e deri në shtator të vitit 2008

Publikuar: 17.10.2008 | 20:01
Lexuar: 777 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime