"Dialogu për mediumet dhe me mediumet është shumë i rëndësishëm për përparimin evropian të vendit tonë. Grupi punues do të përpunojë plan aksional dhe ideja është jo vetëm anëtarët të takohen rregullisht, por edhe të vazhdohet me debatet", tha zëvendëskryetarja Arifi.
Korniza normative, fushatat qeveritare, përforcimi i Servisit publik, respektimi i standardeve në raportimin dhe dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimeve janë temat të cilat do të jenë në fokus të Grupit punues mes Qeverisë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).
Grupi punues ka shtatë anëtarë dhe atë Qeveria është e përfaqësuar nga zëvendëskryeministrja Teuta Arifi, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, ndërsa anëtarë të SHGM-së janë kryetari i shoqatës Naser Selmani, Nazim Rashidi, Tamara Gërnçarovska dhe Maja Jovanovska.
"Dialogu për mediumet dhe me mediumet është shumë i rëndësishëm për përparimin evropian të vendit tonë. Grupi punues do të përpunojë plan aksional dhe ideja është jo vetëm anëtarët të takohen rregullisht, por edhe të vazhdohet me debatet", tha zëvendëskryetarja Arifi.
Ajo i hodhi poshtë pohimet se kjo bëhet në prag të publikimit të Raportit të Komisionit evropian, ku, sipas njohurive të caktuara, janë përmbajtur vërejtje për situatën me mediumet.
"Nuk e trajtoj Brukselin si fëmij të vogël, por vlerësoj se kemi obligim ndaj proceseve demokratike, por edhe ndaj direktivave të Bashkimit Evropian dhe për këtë shkak them se ky proces do të jetë i kontinuar edhe pas marrjes së raportit dhe pas marrjes së shumë raporteve tjera që do të vijojnë", deklaroi Arifi.
Kryetari i SHGM-së Selmani tha se dialogu është i vetëm përmes të cilit mund të zgjidhen problemet.
"Ky proces nuk duhet nga mediat të përjetohet si presion shtesë mbi to, por përkundrazi, se duhet të relaksohen marrëdhëniet. Gjatë kësaj periudhe prej një viti që e kemi definuar, do të arrijmë në mënyrë konstruktive të gjejmë zgjidhje, të cilat do të jenë në interes të të gjithëve. Nëse ka vullnet të mirë, nëse ka qëllime të sinqerta nga ky proces, të gjithë do të dalim si fitues dhe nuk do të ketë të mposhtur", tha Selmani.
Ai paralajmëroi se së shpejti do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim dhe se SHGM-ja ka kërkuar nga Qeveria të jetë më transparente dhe t'i publikojë pikat në rend të ditës në seancat , ndërsa zëdhënësit të informojnë për to.