E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Shënimi i 70-vjetorit nga fillimi i Luftës Nacionalçlirimtare vjen në periudhë kur, si shoqëri, jemi thellë të futur në diskutimin për historinë dhe për pikëvështrimet dhe interpretimet e ndryshme mni të", theksoi Ivanov.
Ivanov: Misioni ynė ėshtė qė Maqedoninė ta fusim nė familjen e madhe evropiane







- Askush dhe asnjëherë, me asgjë nuk mund ta dëmtojë emrin tonë kushtetues, identitetin tonë, në atë çka jemi. Nuk kemi nevojë as mirënjohje, as konfirmim për atë që jemi. Kemi qenë dhe do të mbetemi Maqedoni. Kemi qenë dhe do të mbetemi maqedonas, tha presidenti Gjorge Ivanov sot në Shtëpinë e ARM-së në akademinë solemne me rastin e 11 Tetorit, në të cilën iu dha respekt viktimave të LNÇ-së.

"Është i madh numri i atyre, të cilët me vite na kanë mohuar, na e kanë problematizuar emrin, identitetin, gjuhën. Nuk e kam të qartë si mundet edhe sot, në shekullin 21, dikush të ketë ide të tilla. Nuk e kam të qartë si diksuh akoma nuk mundet ta shoh këtë që është kaq e qartë dhe është evidente se jemi këtu, ekzistojmë, e dimë se kush jemi dhe çka jemi dhe bota nuk ka problem me këtë", theksoi Ivanovi.

Ai theksoi se kontestimet dhe mohimet nuk mund ta ndërrojnë këtë, siç tha, Maqedonia tashmë do t'i realizojë qëllimet-anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

"Shënimi i 70-vjetorit nga fillimi i Luftës Nacionalçlirimtare vjen në periudhë kur, si shoqëri, jemi thellë të futur në diskutimin për historinë dhe për pikëvështrimet dhe interpretimet e ndryshme mni të", theksoi Ivanov.

Në këtë kontekst shtoi se diskutimi del nga parashtrimi i pyetjeve të cilat dalin nga historia, ndërsa në rrugën e integrimeve tona euroatlantike i parashtron Greqia fqinje.

Në fjalimin e tij presidenti tha se çdo shtet, çdo shoqëri është organizëm jashtëzakonisht kompleks dhe në të ka vend për të gjithë.

Ivanovi theksoi se misioni jonë është që Republika e Maqedonisë ta fusim në familjen e madhe evropiane dhe euroatlantike të shteteve, me gjithë dinjitetin që na pason.

"Pyetja për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në bashkimin Evropian dhe në NATO nuk është nëse, por kur. Kuptohet, më mirë është më herët sesa më vonë. Ndërsa deri atëherë, ditë e natë do të punojmë që të bëhemi anëtare sipas standardeve, vlera dhe kritere, e jo me shantazhe dhe ultimatum. Pas kësaj edhe pranimi formal do të jetë i lehtë", tha Ivanovi.

Duke folur për raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian, ai theksoi se KE-ja është miku ynë, ndërsa miqtë duhet të jenë në prekje me realitetin.

Sipas tij, që deri në fund të shkojmë në mbrojtje të vlerave tona, duhet t'i lëmë anash ndarjet politiko-ditore dhe moskuptimet. "Duhet të bashkohemi rreth vlerave të përbashkëta fisnkike, interesave dhe qëllimeve. Duhet të jemi të bashkuar, siç kanë qenë të bashkuar paraardhësit tanë në luftën për Maqedoninë e lirë", theksoi Ivanovi.

Në akademinë solemne ishin të pranishëm luftëtarë, kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, përfaqësues të korit diplomatik, të pushtetit gjyqësor, të partive politike, të bashkësive fetare, rektorë.

Publikuar: 10.10.2011 | 22:03
Lexuar: 428 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime