E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Autorja i referohet një filmi të Clooney, ku ai luan rolin e një guvernatori që pretendon të bëhet president i SHBA. Sipas saj, përgjithësisht mendohet se presidentët kanë pamjen e Jack Nicholson tek “Mars Attacks”. Por ka edhe të pashëm.
SAE: Bamir Topi, bukurosh si George Clooney!






Në një shkrim të gazetës amerikane “San Antonio Express”, komentohen disa nga liderët botërorë më të pashëm në botë. Titulli i shkrimit është “11 liderë botërorë, thuajse aq të bukur sa edhe George Clooney”.

Autorja i referohet një filmi të Clooney, ku ai luan rolin e një guvernatori që pretendon të bëhet president i SHBA. Sipas saj, përgjithësisht mendohet se presidentët kanë pamjen e Jack Nicholson tek “Mars Attacks”. Por ka edhe të pashëm.

Ajo ka përzgjedhur 11 liderë, që thotë se janë fotozhenikë dhe që mund të luajnë fare mirë rolet e aktorëve të mëdhenj e të pashëm në kinema. Ndonëse autorja thotë se nuk është e sigurt për aftësitë e tyre në politikë e aktrim, shpjegon se kë aktor mund të zëvendësojnë ata.

Kështu, sipas saj, Bamir Topi mund të luajë rolin e Colin Firth në vijimin e filmit Fjalimi i Mbretit. Në 11-she është edhe presidenti serb, Boris Tadiq, që thuhet se mund të luajë shumë mirë rolin e James Bond.

Ndërkaq, në mesin e 11 liderëve, të përshtatshëm për një rol filmik, janë edhe kryeministri francez, Francois Fillon, i përshtatshëm për rolin e Harrison Ford në filmin “Air force one”, presidenti rus, Dmitry Medvedev i përshtatshëm për rolin e Tom Cruise në filmin “Top Gun”, si dhe presidentja e Kosta Rikas, Laura Chinchilla, të cilës do i përshtatej roli i Jennifer Lopez në filmin “Enough”.

Publikuar: 10.10.2011 | 22:18
Lexuar: 733 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime