E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Në seancën e Qeverisë do ta kemi këtë pikë dhe me siguri do të diskutojmë se cilat janë përgjegjësitë të cilat dalin nga Ligji për regjistrim dhe do të shohim nëse do të ndërpritet ose do të prolongohet regjistrimi. Tani për tani nuk ka vendim", tha Xhaferi, i cili mori pjesë në ndarjen e çmimeve shtetërore "11 Tetori".
Xhaferi: Qeveria do tė diskutojė pėr regjistrimin








Qeveria në seancë duhet të sjell vendim për atë se çka do të ndodh më tej me regjistrimin, ndërsa më pas propozimin e saj ta dorëzojë deri në Kuvend, deklaroi sot zëvendëskryeministri i obliguar për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi, pasi paraprakisht dorëheqje dorëzuan anëtarët e Komisionit shtetëror për regjistrim.

"Në seancën e Qeverisë do ta kemi këtë pikë dhe me siguri do të diskutojmë se cilat janë përgjegjësitë të cilat dalin nga Ligji për regjistrim dhe do të shohim nëse do të ndërpritet ose do të prolongohet regjistrimi. Tani për tani nuk ka vendim", tha Xhaferi, i cili mori pjesë në ndarjen e çmimeve shtetërore "11 Tetori".

Sipas Xhaferit, ka shumë faktorë të cilët kanë ndikuar në këtë situatë. "U dëshmua në praktikë se nuk ka përgatitje të mjaftueshme dhe pengesa teknike që të kryhet regjistrimi për 15 ditë sipas atij ligji", tha ai.

Për zëvendëskryeministrin Xhaferi nuk është tragjedi nëse regjistrimi bëhet pas gjashtë muajve apo një viti, ndërsa sipas tij Enti shtetëror për statistikë dhe komisioni i regjistrimit duhet t'i shpjegojnë opinionit se pse ndodhi kjo.

Publikuar: 11.10.2011 | 15:18
Lexuar: 353 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime