"Nëse euroja destabilizohet, kjo do të krijojë vështirësi për të gjitha vendet, duke përfshrië edhe ato që kanë valutë të veten. Edhe pse Britania e Madhe nuk është në eurozonë, britanikët i kanë ndihmuar Irlandës. Londra nuk është e detyruar t'i japë ndihmë Greqisë", thekson Baroso.
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel në intervistën për gazetën gjermane "Bild" thekson se jo vetëm shtetet e eurozonës, por edhe vende të tjera duhet t'i miratojnë ndihmë financiare Greqisë për dalje nga kriza.
"Nëse euroja destabilizohet, kjo do të krijojë vështirësi për të gjitha vendet, duke përfshrië edhe ato që kanë valutë të veten. Edhe pse Britania e Madhe nuk është në eurozonë, britanikët i kanë ndihmuar Irlandës. Londra nuk është e detyruar t'i japë ndihmë Greqisë", thekson Baroso.
Sipas tij, është me rëndësi që qytetarët evropianë ta dinë se instrumentet nuk janë vetëm në duart e Komisionit Evropian, por edhe në sferën e përgjegjësisë së vendeve-anëtare.