Këtu të gjithë janë mysliman, jam i lumtur me këta njerëz, nuk kam probleme këtu jam në rregull. Familja ime është në Serbi, unë gjithashtu do të shkoj në Serbi. Jetoj jashtë, nuk jetoj në shtëpi në fusha qëndroj dhe ky është problemi im. Në vendin tim po bombardohet çdo ditë, këtu është më mirë, tha një shtetas nga Afganistani.
Policia e Maqedonisë dje intervenoi në fshatin Llojan për të kapur emigrantët të cilët ilegalisht po qëndrojnë në këtë fshat. Për aksionin askush në MPB sot nuk deshi të flasë, por banorët e fshatit thanë për Alsat M se në aksionin e djeshëm, policia ka kapur rreth 30 emigrantë ilegal.Në aksion ka qenë policia e Mateçit dhe Alfat, kanë marrë disa, por shumica kanë mbet në Llojan. Tash për tash vetëm në fshat kanë hyrë dhe kanë marr mbi 30 persona.
Kanë kontrolluar vetëm rrugëve, ato shumica maleve dhe fushave kanë ikur dhe aksioni nuk ishte sa duhet i suksesshëm. Apeli ynë është që sa më shpejtë polica të marrë një patrullë të vijnë në Llojan se me të vërtetë fshati Llojan ka probleme me to, disa e pinë alkoolin shumë bëjnë probleme, kemi pas një therje me thikë , tha një banor i fshatit Llojan
Ka pas dje polici kanë ecë nuk e di cka kanë bërë, nuk i kam parë. Ata problem nuk po bëjnë, tha një tjetër banor. Kamera jonë sot regjistroi pamje tjera të cilat tregojnë qartë se emigrantët lirshëm po shëtitën nëpër fshat. Ja se çka rrëfeu një i ri nga Afganistani. Unë jam nga Afganistani. Unë jam duke ndejtur këtu, tash jetoj në Maqedoni. Kemi ardhur me tren.
Këtu të gjithë janë mysliman, jam i lumtur me këta njerëz, nuk kam probleme këtu jam në rregull. Familja ime është në Serbi, unë gjithashtu do të shkoj në Serbi. Jetoj jashtë, nuk jetoj në shtëpi në fusha qëndroj dhe ky është problemi im. Në vendin tim po bombardohet çdo ditë, këtu është më mirë, tha një shtetas nga Afganistani.
Edhe përkundër aksionit të një dite më parë të policisë së Maqedonisë për të kapur emigrantët të cilët ilegalisht po qëndrojnë në fshatin Llojan, banorët e këtij fshati shprehën të revoltuar pasi policia sa për sy e faqe është duke bërë këto aksione ndërsa thonë se rreth 500 emigrantë ende po qëndrojnë në fshatin e tyre.
Kjo puna e mysafirëve nuk e dimë edhe ne, së pari duhet të angazhohet shteti. Tek neve ka njerëz që e përkrahin atë, me të holla e jo për sevapë. Po i marrin të holla, po i gënjejnë, e dimë se edhe ata janë të ngratë, kanë ikur prej zorit e jo prej qejfit. Tek ne, ne
nuk po kemi punë, e lëre më ato.
Ato kanë ardhur për me shpëtuar veten. Krejt punët i ka shteti, se shteti kur të hyjnë mund ti marrin dhe ku janë i dinë. Ka edhe prej fshatit tonë që i përmbajnë ato , than një banor. Fshati kufitar Llojan me këtë problem po përballet tash disa muaj, ndërsa dukuria e emigrantëve ilegalë është shfaqur muajt e fundit. Veç atyre nga Afganistani ka edhe emigrant nga Somalia, Bangladeshi, Pakistani dhe shtete tjera aziatike. Shkëlzen Aqifi